Francesco Totti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilary Blasy: “I gjeta mesazhe në celular,nuk tradhtova i pari!

Ish-kapiteni dhe simboli i Romës, Francesco Toti ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga Ilary Blasy. Në një rrëfim për “Corriere della Sera”, Francesco Totti ka thënë të vërtetën e tij për ndarjen nga bashkëshortja. “Nuk isha unë ai që tradhtova i pari”, argumenton fort ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij, pasi thashethemet për lidhjen e Ilarit me një burrë tjetër i kishin rënë në vesh disa muaj më parë.

Duke u ndalur te lidhja e tij e re me Noemi Boçhi, Totti tha se kishin qenë miq si fillim. “Pas Vitit të Ri”- konfirmon Totti – “u bë histori dhe u konsolidua në mars 2022”.

Me Ilaryn shpjegon Totti “ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur për disa kohë”. Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur në restorant për të heshtur thashethemet e ndarjes, ai pranon se ishin bërë se për të shpëtuar martesën. “

Ne u përpoqëm pak, por jo plotësisht. Askush nuk donte të provonte asgjë më shumë. Le të themi se nuk ishte dhe nuk është një përpjekje e madhe.”, tha ai.

“Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”. Dhe shton: “Nuk kisha spiunuar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova.

Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk ia përmend. “Mos më lejoni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër.

“Për fëmijët kërkova një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova Ilaryt që të mendonim për fëmijët. Mendova t’ua linim shtëpitë fëmijëve dhe të shkonim secili 3 ditë me radhë që ata mos të ishin me valixhe nëpër duar. Por Ilary tha ‘jo’. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një tjetër.”, pohoi Totti.

“Të prita moj mike, të prita”/ Ilir Meta “kombinon” vallen me politikën (Video)

Larg zhurmës së politikës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në një dasmë, ku ka shijuar këngët e bukura shqiptare. Siç shihet edhe nga pamjet, Meta kërcen nën ritmet e muzikës përmetare, këngës ‘Të prita moj mike’, të Vaskë Currit dhe Laver Bariut. Mësohet se Meta dhe përfaqësues të tjerë të PL-së kanë qenë të ftuar në dasmën e një anëtareje të kësaj partie.

Video:

Partizani bën “blof”/ Mposhtet në shtëpi nga Erzeni i Shijakut…

Fitore që hyn në histori. Erzeni i Shijakut vazhdon të jetë surprriza e Kategorisë Superiore këtë sezon pasi kaloi edhe kryesuesit e klasifikimit, Partizanin në “Elbasan Arena” duke tronditur skuadrën e Giovanni Colellas nga e cila është vetëm 1 pikë larg, plot 8 pas 4 javëve të para.

Goli i Nonatos në rastin e parë të vërtetë për shijakasit vendosi ndeshjen e fundit të kësaj jave që ridimensionon pozitat e të kuqve në klasifikim edhe pse përpara kësaj sfide, Partizani nuk kishte lënë asnjë pikë rrugës…

Partizani besoi se mund ta kthente në favor disavantazhin e shpejtë që dhe gjatë pjesës së dytë kërkoi në disa tentativa për të barazuar shifrat por nuk arriti të gjente minimalisht 1 pikë që mund të shpëtonte ndeshjen e të kuqve. 9 pikë në klasifikim mjaftojnë që të kuqtë të ruajnë pozitat në krye duke përfituar edhe nga hapat falsë të kundërshtarëve.

PARTIZANI-ERZENI 0-1
12′ Nonato

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota,Atanaskovski,Rrapaj,Telushi,Murataj,Da Silva,Cara,Skuka

Erzeni:Xhika,Iljazi,Krasniqi,Sadiki,Peposhi,Alan,Mehmeti,Kahrimanovic,Ademi, Nonato,Kadriu

19 vjeçari korçar del rrugëve të qytetit, kapet me thikë në brez dhe doreza hekuri…

Ka përfunduar në prangat e policisë Korçë një 19-vjeçar. Ky i fundit u kap në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokal. I riu lëvizte i qetë në rrugët e qytetit me thikë dhe dy doreza hekuri me vete. Armët e të riut u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

E rrallë, rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në Pogradec (Foto)

Rrëqebulli ballkanik, një mace e egër dhe në rrezik zhdukje është fotografuar për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, në Pogradec. Kamerat e vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë kanë dokumentuar pamjen e kësaj specie të rrallë. Kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin shqiptar, falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona. Aktualisht më pak se 50 rreqebuj ballkanikë kanë mbetur në rajon. Popullatat më të mëdha gjenden në Malet e Munellës së Shqipërisë dhe në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, si dhe në Kosovë, ku janë gjetur dy rrëqebuj në Bjeshkët e Rugovës. Prej vitit 2004, rrëqebulli ballkanik, nënlloj i veçantë i rrëqebullit euroaziatik, ka vend të lartë në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN, si lloj tepër i rrezikuar.

Mitsotakis mesazh Erdoganit: “Ti e di shumë mirë forcën e ushtrisë greke, do merrnit atë që meritoni…

“Deklaratat e fundit të zotit Erdogan janë të papranueshme”, nënvizoi Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë së fundmi në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.“ Agresioni i vazhdueshëm i të gjithë establishmentit politik turk është jashtëzakonisht problematik”, vazhdoi kryeministri grek duke shtuar: “E kuptoj pse para zgjedhjeve fokusohen te nacionalizmi. Ata e kanë gabim, po helmojnë shoqërinë turke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Nuk do të ndjekim Turqinë dhe zotin Erdogan në breshërinë e deklaratave provokuese.

Ishujt grekë nuk janë kërcënim për Turqinë. E kundërta është e vërtetë. Turqia kërcënon ishujt e Greqisë sipas Mitsotakis. Do të ishte e papërgjegjshme dhe jashtë karakterit për mua. Ne do të japim përgjigje të qarta dhe do të nxjerrim në pah ndërkombëtarisht deformimin që Turqia po përpiqet të rrisë tensionin dhe të tregojë se Greqia është përgjegjëse”.

“Ne do të vazhdojmë të pajisim forcat e armatosura dhe të përpiqemi të mbajmë kanale të hapura me Turqinë. Nuk jam unë ai që hodhi në erë urat e komunikimit me shtetin fqinj. E thashë edhe zgjedhën e Erdoganit për komunikim. Jam i hapur për ta takuar. Ai nuk dëshiron të flasë me mua.

“Nuk mund ta imagjinoj një konflikt mes Turqisë dhe Greqisë” theksoi kryeministri grek.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, Kyriakos Mitsotakis komentoi mundësinë që kriza të përshkallëzohet në një konfrontim ushtarak me Turqinë.

“Nuk mund ta imagjinoj një konflikt Turqi-Greqi me Turqinë që të sulmojë në kurriz të sovranitetit kombëtar grek. Nuk mendoj se mund të ndodhë. Dhe nëse kjo do të ndodhte, Turqia do të merrte një përgjigje që do të ishte absolutisht katalitike.

Besoj se Turqia e di shumë mirë këtë. Ai e njeh mjaftueshmërinë e forcave të armatosura greke dhe shkallën e gatishmërisë së tyre”, theksoi kryeministri.

Nesër nis shkolla/ Ministria e arsimit me plot lajme te mira…

Kur bëhet fjalë për arsimin, familjet shqiptare nuk kursehen te fëmijët. Por sivjet një gjë është e sigurtë; Kostoja për blerjen e veshjeve, çantës apo librave shkon gati dyfish. Për prindërit që tashmë rishikojnë buxhetet për të paguar për ushqimin, karburantet, furnizimi me mjete shkollore do të jetë pak më i vështirë këtë vit…. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar videomesazhin e saj të urimit për nxënësit dhe mësuesit.

Kushi nënvizon se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithpërfshirës.

Në këtë video urimi janë përfshirë edhe disa nga risitë e këtij viti të ri shkollor siç janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, zgjerimi i projektit “

Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” në 150 shkolla të tjera, formimi i 400 klasave sportive në 6 disiplina dhe programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.

E zbulon kamarieri:“Mbretëresha Elizabeth II sillte avionin privat për të marrë peshk në Pogradec”

Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë që prej ditës së enjte në Britani, në të gjitha ndërtesat qeveritare dhe shërbimet publike, si dhe në pallate, pas shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Sakaq, teksa gjithë bota shkruan për të, kemi mësuar disa fakte interesante edhe për lidhjen e saj me shqiptarët. Mbretëresha Elizabeth II ishte një fanse e peshkut koran, peshk i cili gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në Rusi.

Ish-kamarieri i “Turizmit”, Josif Laçka ka rrëfyer për “ZonaZero” se kjo histori ka qenë e vërtetë, dhe se vetë monarkja sillte avionin e saj privat për të marrë peshk në liqenin e Ohrit.

“Peshku Koran është shumë i veçantë, por sigurisht avioni nuk mund të vinte në Shqipëri për shkak të regjimit komunist.

Mbretëresha dërgonte avionin e saj personal për të marrë peshk në liqenin e Ohrit”, ka rrëfyer ish-kamarieri i “Turizmit”. “Ne atëherë kishim në menu tavën me qepë dhe tavën me arra me marinatë.

I është gatuar edhe menuja e Koranit të Pogradecit dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, dhe se mbretëresha Elizabeth II ka preferuar më shumë atë të Shqipërisë”, ka qenë detaji që ka rrëfyer Laçka për monarken më jetëgjatë në fron, Elizabeth II e cila ndërroi jetë pasditen e djeshme./Fjala/

Kristela, ekslenteja nga Korça refuzon të largohet nga Shqipëria: “Vendi ynë ka nevojë për mua…

Me mesatare të tre viteve të gjimnazit 10.00 dhe me atë të provimeve të maturës 9.82, Kristel Milo ka zgjedhur të veprojë ndryshe nga bashkëmoshtarët e saj, të vijojë studimet në Shqiperi, edhe pse në kushte të tilla shumë nxënës zgjedhin të largohen jashtë falë mesatares së lartë dhe mundësive të shumta. 18 vjeçarja ka përfunduar arsimin e mesëm në gjimnazin “Gustav Mayer” me rezultate të shkëlqyera dhe është regjistruar para pak ditësh në mjekësi të përgjithshme, e vendosur përballë shumë zgjedhjeve kryesisht mes ekonomikut dhe degëve që ka zgjedhur.

“Besoj se jam e kënaqur me zgjedhjen time, kur i hodha lëndët i kam ndarë në dy kampe, ekonomia dhe këto shkencat se mamin e kam nga ana e ekonomisë kurse babin nga shkencat.

Më ka dalë financë, kontabilitet, edhe disa zgjedhje të tjera që kishin lidhje me kiminë e biologjinë, por normalisht zgjodha mjekësinë se ai ishte synimi im. Kur zgjodha lëndët për vit të tretë ishin për të kalur mjekësinë, prandaj dhe lëndët që kam zgjedhur ishin të tilla: kimi, biologji, fizikë.”

Korçarja Milo tregon se e sheh të ardhmen në vendin e saj. “

Besoj që studimet do ti vazhdoj këtu në Shqipëri, ndërsa kur kam qenë e vogël e kam pasur atë idenë të largohesha, por tani jo më. Këtu kam gjithë familjen sigurisht, por mendoj që të gjithë janë duke ikur dhe kanë nevojë që të ngelen edhe disa persona këtu në Shqipëri.”

18 vjeçarja Kristel Milo apelon që të gjithë maturantët të zgjedhin degën që preferojnë dhe më e rëndësishmja të zgjedhin vendin e tyre për të studiuar e për t’u punësuar, në situatën kur shumica zgjedh rrugën e emigrimit./ Vizion Plus

Zbulohet vendbanimi prehistorik në Pogradec, gjetjet i përkasin Neolitit të hershëm

Një tjetër vendbanim prehistorik, krahas atij të Buqezës, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon. Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë, në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia etj, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë gërmimet. Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë. Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.


“Burri më merrte kartën e bankës e gjithë rrogën e linte bixhoz, ngelnim pa ngrënë…”

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan është bërë Tereza e cila tregon se ish-burrin e saj e ka njohur në moshën 18 vjeç dhe një vit pasi u njohën vendosën të fejoheshin. Ajo ka treguar se gjatë gjithë kohës kanë folur në telefon dhe nuk janë takuar të pinin kafe sepse në fshatin ku jetonin ata, kjo gjë nuk ishte normale. Tereza tregon se e folura vetëm në telefon nuk mjafton për të njohur një person.

Familja e Terezës nuk ishin dakort për martesën e tyre, por pavarësisht kësaj ata u martuan. Ajo pas martesës shkoi të jetonte me burrin në Burrel, ku e priste një realitet krejt ndryshe na sa e kishte menduar. Ai jetonte në varfëri, por gjëja që e ka zhgënjyer më shumë ishte se burri i saj luante bixhoz.

Tereza: I thashë të ikim me shtëpi në Durrës edhe pranoi. U vendosëm në Durrës me qira. Sapo vajtëm atje nuk kishte asnjë ndryshim. Aq më keq madje. Çdo Lekë që i vinte në dorë, bixhoz.

Ardit Gjebrea: Ishte i vetmi ves që kishte, apo kishte dhe të tjera?

Tereza: Nga fundi nisi dhe dhunën, po që nuk zgjati shumë sepse e lashë dhe ika.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni bashkë?

Tereza: Dy, djalë dhe vajzë.

Ardit Gjebrea: Po para në shtëpi jo ë?

Tereza: Asnjë gjë. Të gjitha vetë. Kam punuar në fabrikë këpucësh dhe në momentin që harroja ndonjëherë kartën e bankomatit , se nuk e kam lënë të tërheqë rrogën, e gjente, e tërhiqte rrogën dhe e linte të gjithë në bixhoz, pa paguar qira, pa paguar drita, pa ngrënë, pa pirë asnjë gjë. Me borxhe.

Tereza tregon se është përpjekur shumë të flasë me të dhe ta bindë, madje i është ulur dhe një gjunjë dhe ka qarë, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Tereza tregon se prindërve nuk i ka treguar kurrë për problemet që ka pasur dhe gjithmonë i thoshte që është mirë. Dënonte veten sepse mendonte që e ka zgjedhur vetë pa marrë pëlqimin e prindërve dhe tani duhet t’i vuajë vetë pasojat. /tvklan.al

Video:

Rama i prerë: Kush dëmton librat nuk do i marrë më falas

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, është ndalur tek kundërshtitë që kanë disa prindër në Shqipëri se fëmijët e tyre po marrin libra të përdorur. Ai tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë. Më tej Rama theksoi se do të ketë sanksione për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës nuk do i marrin më falas.

Ne kemi shumë gjëra për të unifikuar me Kosovën, për shumë kode të qarkullimit të doganës, punës, procedurave administrative dhe në themel të tyre ky proces ka gjuhën.

Libri është një vlerë e cila nuk të përket vetëm ty, libri është një send që i kalon të tjerëve dhe në këtë mënyrë kjo edukatë lidhet me atë që në të nesërmen duhet të jetë edhe kujdesi për librin, por edhe kur nuk e merr falas,

kur prindërit e tu ta dhurojnë një libër të ri, ti duhet të kujdesesh për të dhe ta trajtosh atë me idenë që ai nuk e ka jetën të përcaktuar thjeshtë nga koha që ti do ta lexosh, libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar apo mësuar me të, libri duhet kaluar tek të tjerët.

Është e rëndësishme të përcaktohet edhe një rregull që ata që i dorëzojnë librat në një gjendje të keqe, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Natyrisht nuk bëhet fjalë për shumicën, pasi shumica i kalon librat tek klasat pasardhëse në gjendje të mirë. E mbylla me një sanksion këtë fjalë, prandaj për të mos ngelur sanksioni në fund falënderoj Arbërien, jetonin për praninë e tyre”, tha Rama.

Sfida në Korçë/ Migen Memelli: “Nuk jemi konsoliduar akoma,sot mund të kishim 4 pikë

Mbyllet në barazim pa gola 0-0, sfida mes Skëndërbeut dhe Dinamo, e vlefshme për javën e dytë. Korçarët kishin mbështetjen masive në këtë përballje nga tifozeria e tyre, por nuk arritën t’i dhuronin një 3 pikësh.

Prononcimi i Migen Memellit për Oversport:

Takimi?

Duke e parë nga çfarë u pa në fushën e lojës, ne luajtëm pak me frikë në 10 minutat e para nga presioni i fillimit të ndeshjes. Do vendosnin episodet pasi u krijuan shumë të tillë por nuk u arrit kjo gjë. Ato na sulmuan me topa të gjatë dhe na vunë në vështirësi. Jam i lumtur për këtë pikë.

Skuadra?

Mund të jem i kënaqur pasi kemi bërë mirë dhe në Pukë. Sot mund të kishim 4 pikë apo dhe 6, kundërshtari ishtë i një niveli si ne pasi kanë investuar shumë në klub. Do i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe të shohim në vazhdim konsolidimet e ekipeve rivale.

Kontigjenti?

Të konsoliduar nuk mund të them pasi këtë javë e shkuar doli më i mirë Beci dhe nuk ishte sot. Dhe mungesat e dy lojtarëve të tjerë ndikuan pak. Duke parë këto lëvizje që projektohen në formacion pasi 3 lojtarë nuk kanë mundësi të ishin kjo na penalizoj. Do duhet të konsolidohemi pasi u munduam shumë të zëvendësojmë mungesat. Do shikojmë në vazhdim për të bërë konsolidimin e duhur për në vazhdim tha trajneri i Skenderbeut .

Skënderbeu nuk njeh fitore ,përfundon pa gola edhe sfida me Dinamon në Korçë

Mbyllet në barazim pa gola 0-0, sfida mes Skëndërbeut dhe Dinamo, e vlefshme për javën e dytë. Korçarët kishin mbështetjen masive në këtë përballje nga tifozeria e tyre, por nuk arritën t’i dhuronin një 3 pikësh. Të dy ekipet kishin raste të shumta për të shënuar por nuk u treguan të saktë para porte. Të besuarit e Nevil Dede dhe Migen Memellit dhanë maksimumin në fushën e lojës për të arritur një fitore për ekipin e tyre. Skënderbeu nuk njeh akoma fitore në këto dy javë të para pasi dhe në javën e parë u nda në barazim 1-1 ndaj Tërbunit. Ndersa Blutë shkuan në kuotën e katër pikëve, duke ndarë kreun me 4 ekipe të tjera.

𝗞𝗙 𝗦𝗸𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗯𝗲𝘂 0️⃣0️⃣ Dinamo

👤 Line-Up: Ruçi, Zguro, Premçi, Beci, Frashëri, Rapo, Ali, Liço, Pusi, Lika, Abubacar.

19 vjeçari korçar del rrugëve të qytetit, kapet me thikë në brez dhe doreza hekuri…

Ka përfunduar në prangat e policisë Korçë një 19-vjeçar. Ky i fundit u kap në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokal. I riu lëvizte i qetë në rrugët e qytetit me thikë dhe dy doreza hekuri me vete. Armët e të riut u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË :

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.