E zbulon kamarieri:“Mbretëresha Elizabeth II sillte avionin privat për të marrë peshk në Pogradec”

Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë që prej ditës së enjte në Britani, në të gjitha ndërtesat qeveritare dhe shërbimet publike, si dhe në pallate, pas shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Sakaq, teksa gjithë bota shkruan për të, kemi mësuar disa fakte interesante edhe për lidhjen e saj me shqiptarët. Mbretëresha Elizabeth II ishte një fanse e peshkut koran, peshk i cili gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në Rusi.


Ish-kamarieri i “Turizmit”, Josif Laçka ka rrëfyer për “ZonaZero” se kjo histori ka qenë e vërtetë, dhe se vetë monarkja sillte avionin e saj privat për të marrë peshk në liqenin e Ohrit.

“Peshku Koran është shumë i veçantë, por sigurisht avioni nuk mund të vinte në Shqipëri për shkak të regjimit komunist.

Mbretëresha dërgonte avionin e saj personal për të marrë peshk në liqenin e Ohrit”, ka rrëfyer ish-kamarieri i “Turizmit”. “Ne atëherë kishim në menu tavën me qepë dhe tavën me arra me marinatë.

I është gatuar edhe menuja e Koranit të Pogradecit dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, dhe se mbretëresha Elizabeth II ka preferuar më shumë atë të Shqipërisë”, ka qenë detaji që ka rrëfyer Laçka për monarken më jetëgjatë në fron, Elizabeth II e cila ndërroi jetë pasditen e djeshme./Fjala/

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.