“Pse i ke xhepat e fryrë?”/ Shqiptari kapet me 46 doza kokainë në Itali, ja si e zbuloi policia…

Në orët e pasdites së djeshme, policia e Rimini-t arrestuan një të ri shqiptar për trafik droge. Agjentët vunë re të riun shqiptar i cili kreu disa lëvizje të dyshimta në një hotel në Marina Centro. Të dyshuar për këtë qëndrim, policët vendosën ta ndalonin, pasi shqiptari i kishte xhepat e pantallonave të fryra.Në fakt, brenda tyre, shqiptari mbante dy mbështjellës celofani, një shufër precize dhe një enë të madhe të ngurtë brenda së cilës kishte 46 mbështjellës celofani me pluhur të bardhë, që më pas rezultoi se ishte kokainë. Pas kontrollit në banesë shqiptari iu gjetën edhe një sasi parash e dyshuar se i kishte fituar nga aktiviteti kriminal.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.