Qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit e cila këtë vit ka vendosur t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja ishin në Fushën e Druve të qytetit ku janë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.
Bashkia e Elbasanit: “Drute per ngrohje me gjysmen e çmimit per pensionistet dhe familjet ne nevoje” pic.twitter.com/M3MLXjF6Oy
— KorcaBlog.com (@korcablog1) September 12, 2022
Gjiknuri vlerësoi këtë politikë të ndjekur nga Bashkia e Elbasanit që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë. “Është një politikë e mirëfilltë sociale. Pra një burim natyror që ka Bashkia e Elbasanit, siç janë pasuritë pyjore që ka Elbasani, shfrytëzohen nga vetë Bashkia, jo nga privati dhe kjo duhet theksuar, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 2000 familje më në nevojë.
“Nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’I trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë do të marrë gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”, theksoi kryebashkiaku Llatja.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.