19 vjeçari korçar del rrugëve të qytetit, kapet me thikë në brez dhe doreza hekuri…

Ka përfunduar në prangat e policisë Korçë një 19-vjeçar. Ky i fundit u kap në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokal. I riu lëvizte i qetë në rrugët e qytetit me thikë dhe dy doreza hekuri me vete. Armët e të riut u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:


Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.