E rrallë, rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në Pogradec (Foto)

Rrëqebulli ballkanik, një mace e egër dhe në rrezik zhdukje është fotografuar për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, në Pogradec. Kamerat e vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë kanë dokumentuar pamjen e kësaj specie të rrallë. Kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin shqiptar, falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona. Aktualisht më pak se 50 rreqebuj ballkanikë kanë mbetur në rajon. Popullatat më të mëdha gjenden në Malet e Munellës së Shqipërisë dhe në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, si dhe në Kosovë, ku janë gjetur dy rrëqebuj në Bjeshkët e Rugovës. Prej vitit 2004, rrëqebulli ballkanik, nënlloj i veçantë i rrëqebullit euroaziatik, ka vend të lartë në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN, si lloj tepër i rrezikuar.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.