Shqipëria lë pas edhe Gjermaninë, ja për çfarë renditemi të parët në Europë….

Shqipëria kryeson Europën si shteti i cili renditet në vend të parë përsa i përket të punësuarve në administratën shtetërore. Nëse teston një grup shqiptarësh dhe i pyet se ku duan të punojnë, mbi 80% e tyre do të thonë të njëjtën përgjigje: Në administratë! Të dhënat e INSTAT tregojnë se për vitin 2021, në institucionet shtetërore janë regjistruar 183,255 të punësuar, më shumë se cdo herë tjetër.

30.6% e të punësuarve në Shqipëri janë të punësuar në sektorin shtetëror. Mos e besoni po deshët, por 1 në 3 shqiptarë punojnë në administratë.

Vendin e parë në Europë e kryeson Shqipëria përsa i përket përqindjes së lartë të popullsisë që është e punësuar në sektorin shtetëror.

Në vend të dytë renditet Norvegjia me 30.4%, pasuar nga Suedia me 28.8% dhe Danimarka me 28.02%.Rezulton se shteti që ka përqindjen më të ulët të të punësuarëve në shtet është Gjermania me 10.49%.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.