Armina Mevlani: “Nuk më zë gjumi pa e pasur burrin në krevat…

Armina Mevlani mbetet një nga vajzat më tërheqëse të ekraneve dhe në rrjete. Ajo spikat edhe për lirshmërinë e mendimeve .Blogerja ka ndarë një “hall” që e mundon. Gjatë emisionit të sotëm në “Goca dhe Gra”, ajo tha se e ka problem që të flejë pa bashkëshortin e saj të ardhshëm, Shkëlzen Berisha. Po ashtu, ajo shtoi se edhe partneri i saj kishte të njëjtin problem.

Unë e kam shumë problem. Nuk më zë gjumi pa e pasur burrin në krevat. Për udhëtime mezi ia dal. E marr me video. Flasim me njëri-tjetrin. Por edhe ai më thotë që kur ti nuk je, s’jam aq rehat kur ti je. Kemi 9 vite që bashkëjetojmë,”

Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani.

Aksident i frikshëm në Korçë-Voskopojë/ Fordi përplas karocën, plagosen dy persona…

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë. Mësohet se një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me një karrocë dhe për pasojë është plagosur çifti i bashkëshortëve. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 14.09.2022, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Plas sherri me thika në Korçë, plagoset 15-vjeçari…

Një sherr mes adoleshentëve në Korçë ka agravuar në përdorimin e thikës. Një 15-vjeçar është paraqitur këtë mbrëmje, rreth orës 20:50 në spitalin e Korçës për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa lëndimeve që kishte në trup të shkaktuara me mjet prerës. I riu dyshohet se është goditur me thikë gjatë një konflikt fizik që ka pasur në lagjen nr. 12 të qytetit. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 mijë trupa me 200 mjete, ushtria shqiptare tregon “muskujt” : “Lëshon dronin gjatë stërvitjes…

Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete kanë ngritur sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë foto nga kjo stërvitje dhe shkruan “Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA”. “Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO. Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA” shkruan Peleshi në postimin e tij.

E bujshme/ Irani i ofron “ndihmë” Shqipërisë: “Jemi gati të nisim ekip ekspertësh…

Irani i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për të hetuar dy sulme kibernetike, për të cilat qeveria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë akuzojnë pikërisht Iranin se qëndron pas tyre. Mund të duket hipokrizi, por Qendra Kombëtare Iraniane e Hapësirës Kibernetike thotë se është e gatshme të dërgojë në Tiranë një ekip specialistësh që do të hetojnë sulmet në fjalë.

“Pretendimi i Shqipërisë për të akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike është një gënjeshtër e pastër, pasi vetë Republika Islamike e Iranit është ndër viktimat e sulmeve të tilla, të cilat janë kryer kundër rrjetit të saj të shpërndarjes së karburanteve, terminalit të porteve, sistemit të metrosë dhe objekteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Më tej në reagim hidhet ideja se pas sulmit kibernetik qëndron një komplot i madh nga Perëndimi për të akuzuar Iranin.

“Ka dokumente dhe prova të mjaftueshme që një skenar ndërkombëtar, i motivuar politikisht, i udhëhequr nga vende që janë vetë pionierë të sulmeve kibernetike, është nisur në një shkallë shumë të gjerë për të akuzuar vendin tonë për sulme të tilla”, thuhet në deklaratë ndonëse nuk paraqitet ndonjë nga provat e pretenduara.

Irani e quajti vendimin e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike si “të pabazuar” dhe “të paargumentuar”.

Disiplina, stuhi mbi Skënderbeun: E pësojnë Migen Memelli dhe Gentjan Liçi…

Komisioni i Disiplinës ka publikuar masat e marra në lidhje me javët e fundit futbollistike në Shqipëri. Krahas ‘avazit’ të zakonshëm të mungesës së logos, Disiplina ka përdorur grusht të hekurt ndaj Skënderbeut, duke dënuar teknikun Memelli e Gentjan Liçi, respektivisht për tetë dhe dhjetë ndeshje. Për trajnerin do të aplikohet pezullimi i pjesshëm i dënimit, në përfundim të katër javëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF :

KF Partizani dënohet për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Nuk ka vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës. Në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit, pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Gazetarja ‘ia plas në sy ’ ministres së Financave: Nuk keni lekë për njerëzit në nevojë dhe bëni instalacion 3.7 milionë €…

Ministrja e Financave është zënë ngushtë nga pyetja e gazetares pas mbledhjes së qeverisë ku hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale. E ndërsa interesi publik është të dijë arsyet e tenderimit 3.7 mln euro për një instalacion tek oborri i kryeministrit në këtë kohë krize, Delina Ibrahimaj përpiqet ta orientojë gazetaren duke vijuar të japë përgjigjet e veta.

Gazetarja Esiona Konomi:

Në kushtet kur qeveria deklaron se ka mundësi të kufizuara për të ndihmuar shtesat në nevojë dhe na sugjeron temperaturën për të larë rrobat, si është e mundur që qeveria lejon të tenderohet një fond 3.7 mln euro vetëm për instalacion?

Ibrahimaj:

Sot vëmendja duhet të jetë tek nismat e vendimet që qeveria ka marrë..

Gazetarja:

Vëmendja është si paratë përdoren për dekoracion e jo për ndihmën reale të familjeve në nevojë.

Ibrahimaj:

Ne prezantuam paketën e rezistencës. Bëhet fjalë për një fond që i është dhënë në dispozicion familjeve shqiptare për të përballuar efektet e krizës.

Ndiqeni më poshtë nga ninuta 01:48.

Sulmet kibernetike, Ministri Peleshi: “Projekt 24 mln $ për të forcuar mbrojtjen, jemi të paprekshëm

Shqipëria ra pre e dy sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike. Nga sulmi i parë i 15 korrikut u hakuan faqet online të qeverisë dhe platforma online e-Albania. ndërsa më 9 shtator pre e sulmit ra sistemi TIM në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Pas sulmeve qëndronte Irani me të cilin Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se po punojnë për një projekt 24 mln dollarë për të rritur mbrojtjen kibernetike. Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka vend për panik pasi vendi ynë, si vend anëtar në NATO është i pacenueshëm.

Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera.

Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit. Nuk jemi në ndonjë skenar të mundshëm të cenimit të sovranitetit tonë. jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë territor i NATO-s nuk është i cenueshëm.

Ibrahimaj: Nga tetori, do të rrisim pagën minimale dhe pensionet

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë publike vendimet e qeverisë pas përfundimit të mbledhjes ndersa ben me dije se është miratuar rritja e pensioneve. Prej tetorit janë rreth 678 mijë pensionistë që do të përfitojnë nje rritje prej 6 %. Gjithashtu, Ibrahimaj bëri me dije se është miratuar rritja e pagës minimale për më shumë se 200 mijë të punësuar.

Ibrahimaj tha :

Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %.

Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një endim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se qeveria ka bërë transparente të gjitha vendimet me qëllim shkurtimin e shpenzimeve buxhetore.

Më 8 shtator 2022 kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ajo e Energjitikës, Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë.

Aksidenti me dy të vdekur në Korçë/ Arrestohet 37-vjeçari, drejtonte mjetin pa leje drejtimi…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi A. Xh. dhe shtetasja H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

ÇudiraShqiptare/ Shkoi të rregullonte makinën, pronari dhe punëtori i servisit bëjnë për spital klientin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë. Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes disa shtetasve. Vihen në pranga pronari dhe punonjësi i një servisi, pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë zhurmuese, klientin e servisit.

Sekuestrohet pistoleta zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Aksident i frikshëm/ Kamioni përplas për vdekje këmbësoren (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Një kamion ka përplasur një këmbësore 35-vjeçare në zonën e Astirit. Për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident tragjik në aksin Korçë-Bilisht/ Humbin jetën dy persona(Emrat)

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Zëmblak të Korçës. Një motor është përplasur me një zetor. Për pasojë motoristi Arjan Xhuti 46-vjeç nuk ka mundur t’u shpëtojë dot plagëve të rënda të marra në trup dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital .Po ashtu ka ndërruar jetë edhe 58-vjeçarja ,Hatixhe Kulla e ishte sipër thasëve në traktor, pak minuta pas aksidentit. Dyshohet paraprakisht të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.