Aksidenti me dy të vdekur në Korçë/ Arrestohet 37-vjeçari, drejtonte mjetin pa leje drejtimi…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi A. Xh. dhe shtetasja H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.