Sulmet kibernetike, Ministri Peleshi: “Projekt 24 mln $ për të forcuar mbrojtjen, jemi të paprekshëm

Shqipëria ra pre e dy sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike. Nga sulmi i parë i 15 korrikut u hakuan faqet online të qeverisë dhe platforma online e-Albania. ndërsa më 9 shtator pre e sulmit ra sistemi TIM në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Pas sulmeve qëndronte Irani me të cilin Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se po punojnë për një projekt 24 mln dollarë për të rritur mbrojtjen kibernetike. Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka vend për panik pasi vendi ynë, si vend anëtar në NATO është i pacenueshëm.

Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera.

Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit. Nuk jemi në ndonjë skenar të mundshëm të cenimit të sovranitetit tonë. jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë territor i NATO-s nuk është i cenueshëm.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.