Ky ‘zotëria’ që paguhet me taksat tona thotë se shqiptarët paguajnë faturën më të ulët të dritave në botë…

Zëvendësministri i Energjitikës, Ilir Bejtja ka komentuar faturën energjitike të qytetarëve shqiptarë. Bejtja pretendon se shqiptarët paguajnë faturën më të ulët për energjinë në botë.“ Faturën e energjisë shqiptarët e paguajnë më të ulët në të gjithë botën,”- tha Bejtja, i ftuar në “Bardh a Zi” për të diskutuar mbi fashat e vendosura për përballimin e krizës së energjisë.

Po ashtu, ndër të tjera Bejtja tha tavani është vendosur duke marrë parasysh një mesatare, duke përllogaritur aq sa harxhojnë mesatarisht në muaj.

Mesa duket zv.ministri nuk i ka parë sesa paguajnë qytetarët e vendeve të rajonit për energjinë elektrike, pasi në atë moment, duke përllogaritur edhe të ardhurat, do të ishte i qartë për peshën që është shtuar me rritjen e çmimit me 5%.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.