Rama jep lajmin e bukur: “Në fillim të dimrit, gati gjysma e rrugës së re Korçë-Ersekë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda fillimit të sezonit të dimëror do të kenë përfunduar punimet dhe do të jetë gati gjysma e rrugës së re Korçë-Ersekë. Në një postim në Facebook, Rama thotë se do të evitohet udhëtimi nga aksi i vjetër. “Ritëm i shpejtë i punës për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë, ku pritet që brenda fillimit të sezonit dimëror, gjysma e aksit të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke evituar njëherazi një pjesë të udhëtimit nga aksi i vjetër”, ka shkruar Rama në Facebook, duke publikuar edhe foto të punimeve në këtë segment të ri rrugor.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.