Ronela Hajati: Këtë vit e kam mendjen vetëm të bëj lekë…

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka vendosur që nga ky moment të jetë optimiste. Ajo ka ndarë në Instagram dy foto, ku shfaqet shumë e qeshur dhe thotë se është duke manifestiar shëndetin dhe leku. Ronela thekson se këtë vit e ka ndarë mendjen të bëjë lekë. Ndërsa, në fund ka sqaruar se po bën autoironi.

“Të qenit optimist më ka shpëtuar jetën! Ja pershembull ketu qe po qesh po manifestoj shendetin dhe lekun!

Nuk e di c’me ka zene kete vit qe e kam mendjen vetem te bej lek. Un skam qene keshtu, mjaftonte te nxirrja muajin. Mbase zoti ka menduar te me ktheje leket qe me ka ngrene bota e eger e artit. P.s Ju lutem se ju shpesh i merrni seriozisht fjalet e mia, ai qe ben autoironi thone qe eshte shume inteligjent”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

Bomberi Pogradecar i kombetares “bën gol” ,jashtë fushe me Megi Pojanin,takohen familjarët në Stamboll…

Lidhja mes Megi Pojanit dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi ka qenë një ndër temat më të komentuara gjatë verës.Romanca mes tyre u zbulua nga postimet në rrjetet sociale gjatë “arratisjes” bashkë me pushime, edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht. Kohët e fundit, udhëtimet e Megit drejt Stambollit kanë qenë të shpeshta, pasi aty luan dhe Endri. Por duket se nuk ka mbetur me kaq! Pak ditë më parë prindërit e Endrit kanë udhëtuar drejt Stambollit, ku nga postimet duket se janë ende atje. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme edhe Megi Pojani është nisur bashkë me motrat e saj. Pra të dyja familjet ndodhen në Stamboll!

Balluku :”Nga 1 nëntori qeveria “zgjidh qesen”, rimburson 70% të çmimit për familjet që vendosin panel diellor

Shqipëria është një vend me diell, edhe pse në gjithë këto vite panelet diellore në asnjë rast nuk duken të përfshihen në vizionin e ndërtuesve. Por situata e fundit me luftën në Ukrainë ka nxjerrë zbuluar shumë vende të cilat kishit varur shpresat tek “tubi rus”. Tani Europa është vënë përballë një dimri të vështirë, e ndoshta atij tjetrit edhe polar. Në Shqipëri është kthyer vëmendja nga panelet diellore dhe projekti i qeverisë i bërë i ditur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku që parashikon një subvencion deri në 70 për qind për ata qytetarë që do blejnë panelet diellore.

Balluku:

Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit. Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim.

Çfarë janë panelet diellore?

Panelet diellore përdorin rrezet e diellit si burim energjie për të gjeneruar elektricitet me rrymë direkte. Panelet termike diellore ju lejojnë të keni ujë të nxehtë për shtëpinë tuaj me energji nga dielli.

Ndërsa rrezet e diellit kalojnë përmes një paneli dhe përthyhen nga xhami, gjatësia e valës së saj ndryshon, gjë që prodhon nxehtësi. Nxehtësia kapet nga një lëng dhe zhvendoset në cilindrin e ujit të nxehtë. Sistemet diellore të ngrohjes së ujit mund të jenë aktive ose pasive. Sistemet aktive kanë pompa qarkulluese dhe kontrolle dhe ato ndahen më tej në sisteme të qarkullimit direkt dhe indirekt.

Në një sistem të qarkullimit të drejtpërdrejtë uji i shtëpisë pompohet përmes paneleve diellorë dhe në shtëpi.

Ronela Hajati: Këtë vit e kam mendjen vetëm të bëj lekë…

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka vendosur që nga ky moment të jetë optimiste. Ajo ka ndarë në Instagram dy foto, ku shfaqet shumë e qeshur dhe thotë se është duke manifestiar shëndetin dhe leku. Ronela thekson se këtë vit e ka ndarë mendjen të bëjë lekë. Ndërsa, në fund ka sqaruar se po bën autoironi.

“Të qenit optimist më ka shpëtuar jetën! Ja pershembull ketu qe po qesh po manifestoj shendetin dhe lekun!

Nuk e di c’me ka zene kete vit qe e kam mendjen vetem te bej lek. Un skam qene keshtu, mjaftonte te nxirrja muajin. Mbase zoti ka menduar te me ktheje leket qe me ka ngrene bota e eger e artit. P.s Ju lutem se ju shpesh i merrni seriozisht fjalet e mia, ai qe ben autoironi thone qe eshte shume inteligjent”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

Sot dita e fundit e verës, moti bën kthesën e madhe…

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim e qendër deri të lartë. Reshjet e shiut vijojnë të herëpashershme gjithë ditës me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sipas SHUM duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut mbeten prezente por humbasin intensitet.

Dita e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës e prej mesdite mot kryesisht i kthjellët. Gjatë orëve të natës deri në mëngjes reshje shiu me intensitet të ulët. Deri në mesditë përgjatë relieveve malore reshje lokale shiu. Era do të jetë nga jugperëndimi –veri perëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

E rëndë në Sarandë/ 59-vjeçari nga Librazhdi mbytet në det….

Një 59-vjeçar është mbytur ditën e sotme në detin e Sarandës. Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xhevat Lleshi, 59 vjeç, banues në Librazhd. “Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Rama thirrje qytetarëve: “Më pyesni në Facebook, kemi shumë për të folur….

Kryeministri Rama do t’i rikthehet komunikimit me qytetarët nëpërmjet platformave online. Ai ka njoftuar se nesër ne orën 11:00 do të jetë drejtpërdrejt në Facebook dhe Instagram. Rama thotë se ka kaq shumë gjëra për të folur, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i dërgojnë pyetje. “Çdo pyetje është e mirëseardhur🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.

https://www.instagram.com/p/CikiVXurcCd/?igshid=NGIzOGRhOTI=

Shkaktoi aksidentin e frikshëm në aksin Korçë- Pogradec/ Arrestohet 58 vjeçarin banues në Greqi…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 58 vjeç, banues në Greqi dhe B. H., 59 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi A. M., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Golf” është përfshirë në aksident me shtetasin B. H., i cili ishte duke drejtuar mjetin furgon “Sprint”. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasit Gj. M., A. M. dhe M. M., 51 vjeçe, pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”. 51-vjeçarja u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Goditi me thikë 15-vjeçarin në Korçë, kalon në ndjekje penale 17-vjeçari…

Në vijim të informacionit paraprak të datës 14.09.2022, që bënte fjalë për një 15-vjeçar të dëmtuar lehtë me mjet të mprehtë, nga strukturat e Policisë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

27-vjeçari bën të fortin me Audi, nuk i qëndron postobllokut në Leshnicë/ Policia e kap dhe i gjen 4 emigrantë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 27 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin R. D., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe arrestimin e drejtuesit, shtetasit R. D., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Kriza e naftës, banori nga Pusteci bën pazar në Maqedoni / Modifikon “Mitsubishin” dhe merr 260 litra naftë…

Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandës të naftës. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

E bullizonin shokët/ 28-vjeçari tenton ti japë fund jetës në Burgun e Drenovës

Një ngjarje e rëndë që për pak mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar në burgun e Drenovës në Korçë. I riu Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar brenda qelisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate, ndërsa 28 vjeçari ka marrë mjetin prerës dhe ka dëmtuar pjesën e qafës së tij. Mësohet se arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga ana e të riut ka qenë bullizimi dhe kërcënimi që i bënin shokët e qelisë. Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, teksa pasi tentoi të vrasë veten u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend ,brenda 24 orëve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Kështu, nafta do të kushtojë 216 lekë/litri, nga 224 që ishte një ditë më parë. Ndërkohë, benzina do të kushtojë 194 lekë/litri nga 198 që ishte dje. Gazi do të shitet me 77 lekë/litri, teksa sipas vendimit të djeshëm kushtonte 78lekë/litri. Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çudira nga Korça/ Kadastra ndryshon brenda natës pronën nga truall në arë …

Stop” shkoi në Korçë për problemin e qytetarit Pandeli Tarusha. Ai shpjegoi se ka një pronë truall me certifikatë pronësie. Prona preket nga investimi i Unazës Veriore. Pandeliu u shpronësua si truall nga ARRSH, pastaj nga Unaza e Vogël e ish-kundërajrorit doli arë. Disponoj certifikatë pronësie me 1 mijë metra katrore. E lëshuar më 2011. Unë jam shpronësuar nga rruga e Unazës që ka pasur një projekt madhor nga qeveria për 130 metra katrore truall në të cilën unë nuk kam patur asnjë problem, asnjë gjë.

Jam shpronësuar dhe jam në rregull. Në vitin 2022 del një VKM në pjesën lindore të pronës sime ku është bërë një rrugë e quajtur Unaza e ish-kundërajrorit me distancë 38 metra me 4. Edhe ne jemi habitur nga ky emërtim që është bërë unazë. Kjo ka qenë servitutë me vendim gjykate dhe bashkia e Korçës e ka quajtur Unaza e ish-kundërajrorit që ka dalë me vendim. Kjo pjesa këtu që është prona ime që shfrytëzohet sot si rrugë kalimi që janë mbrapa pronës sime. Gjykata e njohu si servitutë kalimi përkundrejt vlerës që ka caktuar gjykata. E kanë dhënë për disa vite rresht.

Bashkia e Korçës me një vendim hodhi poshtë vendimin e gjykatës dhe bëri një unazë duke e quajtur unaza e ish-kundërajrorit. Kjo nuk ka lidhje fare me unazën. Bashkia e kthen nga truall në sipërfaqe në arë. Nëse do ishte truall do shpronësohesha me 1 milion e 600 mijë lekë të reja. Në arë me 16 mijë lekë të reja”, tha Tarusha.

I gjithë problemi ka ardhur nga zyra e Kadastrës, e cila e ktheu nga truall në arë, me pretendimin, se më parë kishte bërë lapsus. “Kam problem me Kadastrën e sotme se ma ka kthyer nga 1 mijë metra truall në 1 mijë metra arë”, tha Tarusha.

Nëse prona ime nuk do ishte me statusin juridik truall, por arë atëherë nuk do disponoja dokumentin e Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Korçë, me vendim datë 3.09.2005 miratimi i lejes së ndërtimit”, u shpreh pronari.

Drejtoresha e Zyrës Urbanistike, Zhaneta Pepa, thotë se shkresa ka ardhur e tillë nga Kadastra ndaj ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.

“Në momentin që duam të bëjmë shpronësim i drejtohemi zyrës së regjistrimit, ASHK dhe i kërkojmë zërin kadastral. Nuk ma solli kështu. Ma solli me arë.

Kjo është e vjetër, kjo është e 2011. Si doli arë nuk e di unë. Atë nuk e dimë ne. Ne kur kërkuam vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurisë që çfarë zëri kadastral ka kjo pasuri, ne na vjen arë”, tha ajo./ Tv Klan

Video:

Këngëtarja e njohur Shqiptare keshillon vajzat: Mos u martoni, nuk ia vlen, më besoni

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka zbuluar këtë të enjte se vazhdo të jetë beqare. E ftuar në “Wake Up”, ajo ka folur për jetën e saj private dhe ndër të tjera i dha një këshillë vajzave të reja. ”Mos u martoni. Më besoni në këtë kohë nuk ia vlen”, u shpreh Jonida. Kujtojmë që lidhja e fundit e këngëtares ka qenë me Romeo Veshajn dhe mesa duket ajo është zhgënjyer nga dashuria, pasi ajo ka kaluar edhe një divorc.