Sulmet kibernetike/ Sot asnjë shqiptar s’do mundet dot të aplikojë për kartë identiteti ose pasaportë

Të premten më 16 shtator, Gjendja Civile nuk do të ofrojë shërbim në zyrat e aplikimit të “Aleat” për dokumente biometrike, pra pasaporta apo karta identiteti.Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se, pas sulmit kibernetik, po merren një sërë masash të integruara për të rritur nivelin e sigurisë. Sipas Ministrisë së Brendshme, ndërprerja do të jetë vetëm për ditën e premte ndërsa shtohet se ndërhyrja shton “masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.”

“Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara. Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të Aleat për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta)” – thuhet në njoftim.

Në një hark të shkurtër kohor Shqipëria është sulmuar kibernetikisht 2 herë nga Irani. Në korrik të këtij viti goditi shërbimet online. E-albania u bllokua dhe qytetarët nuk mund të merrnin shërbime. Sulmi u mor përsipër nga një grup i quajtur HomeLand Justice.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.