E bullizonin shokët/ 28-vjeçari tenton ti japë fund jetës në Burgun e Drenovës

Një ngjarje e rëndë që për pak mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar në burgun e Drenovës në Korçë. I riu Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar brenda qelisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate, ndërsa 28 vjeçari ka marrë mjetin prerës dhe ka dëmtuar pjesën e qafës së tij. Mësohet se arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga ana e të riut ka qenë bullizimi dhe kërcënimi që i bënin shokët e qelisë. Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, teksa pasi tentoi të vrasë veten u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.