Balluku :”Nga 1 nëntori qeveria “zgjidh qesen”, rimburson 70% të çmimit për familjet që vendosin panel diellor

Shqipëria është një vend me diell, edhe pse në gjithë këto vite panelet diellore në asnjë rast nuk duken të përfshihen në vizionin e ndërtuesve. Por situata e fundit me luftën në Ukrainë ka nxjerrë zbuluar shumë vende të cilat kishit varur shpresat tek “tubi rus”. Tani Europa është vënë përballë një dimri të vështirë, e ndoshta atij tjetrit edhe polar. Në Shqipëri është kthyer vëmendja nga panelet diellore dhe projekti i qeverisë i bërë i ditur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku që parashikon një subvencion deri në 70 për qind për ata qytetarë që do blejnë panelet diellore.

Balluku:

Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit. Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim.

Çfarë janë panelet diellore?

Panelet diellore përdorin rrezet e diellit si burim energjie për të gjeneruar elektricitet me rrymë direkte. Panelet termike diellore ju lejojnë të keni ujë të nxehtë për shtëpinë tuaj me energji nga dielli.

Ndërsa rrezet e diellit kalojnë përmes një paneli dhe përthyhen nga xhami, gjatësia e valës së saj ndryshon, gjë që prodhon nxehtësi. Nxehtësia kapet nga një lëng dhe zhvendoset në cilindrin e ujit të nxehtë. Sistemet diellore të ngrohjes së ujit mund të jenë aktive ose pasive. Sistemet aktive kanë pompa qarkulluese dhe kontrolle dhe ato ndahen më tej në sisteme të qarkullimit direkt dhe indirekt.


Në një sistem të qarkullimit të drejtpërdrejtë uji i shtëpisë pompohet përmes paneleve diellorë dhe në shtëpi.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.