Iu bë atentat/ Njihuni me “bishën” presidenciale ,që i shpëtoi jetën Putin…

Presidentit rus Vladimir Putin iu bë një atentat. Se kur ka ndodhur nuk dihet, por lajmi u bë me dije dje me atë të Telegram. Sipas informacioneve të deritanishme, Putin u shpëtua nga limuzina e tij, të cilën presidenti ishte kujdesur ta kthente në një kështjellë të vërtetë. Limuzina e Vladimir Putin është prodhuar nga Aurus. Ajo është një nga prodhuesit e rinj të makinave ruse. Eshtë themeluar nga një grup investitorësh në bashkëpunim me qeverinë. Arsyeja kryesore e ekzistencës së saj ishte zhvillimi i një makine për Presidentin Putin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një fazë të dytë, kjo makinë e veçantë mund t’u shitej biznesmenëve dhe oligarkëve të pasur rusë.

Dizajni i mjetit ka huazuar shumë elemente nga Rolls Royce dhe ka një motor V8 turbo dyfishtë 4.4 litra që është zhvilluar në bashkëpunim me Porsche. Është i pajisur edhe me një motor elektrik, me fuqi të kombinuar rreth 600 kuaj fuqi. Mjeti arrin 0-100 km/h për më pak se 6.0 sekonda. Mjeti ka një dalje emergjence nga xhami i pasmë në rast se të gjitha dyert janë të kyçura. Rrotat kanë një rreshtim të brendshëm që lejon automjetin të lëvizë edhe pa ajër në goma.


Dritaret janë sigurisht antiplumb. Sekleti i mjetit po ashtu, me një specifikim të lartë BR5 që përballon lehtësisht edhe të shtënat e kallashnikovit.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar gjithashtu mirëmbajtjes së komunikimit në rast sulmi, pasi makina ka një sistem intercom që i jep mundësinë dhe aftësinë për të komunikuar midis njerëzve të ulur brenda makinës dhe atyre jashtë. Ka edhe një rezervuar karburanti. Për të shmangur helmimin nga gazrat toksikë, ekziston një sistem që siguron furnizimin me ajër të pastër brenda kabinës.

Aurus Senat ka një sistem të sofistikuar të shuarjes së zjarrit që mund të shuajë çdo zjarr në zonën e motorit ose nën dyshemenë e makinës. Këto janë masat bazë të sigurisë për limuzinën presidenciale.

Natyrisht, në rastin e makinave që përdoren ekskluzivisht nga Presidenti Putin, sigurisht që ka shumë më tepër sisteme që nuk dihen, e po ashtu nuk kanë dalje në treg./ Newsauto.gr

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.