Turistja ruse në Tiranë: “I dashuri Shqiptar me grabiti paratë, dokumentet dhe …

Qe në shqiptarët (disa) jemi shumë të poshtër dhe të ulët, kjo gje dihet, por ka disa raste që vërtet të bëjnë ë mendosh pse jemi kaq njerëz negativ? Një turiste ruse që kishte ardhur në Tiranë për të takuar atë që emdnonte se ishte dashuria e saj e jetës, i ndodhi e papritura. I dashuri i saj i mori gjithcka kishte në banesë, por nuk mbaron këtu më e keqja për rusen, pasi peripecitë që po kalon me policinë tonë janë një tjetër dhimbje koke për të.‘Ata më çuan në zyrën e shefit të policisë, ai më tha se mund të më sigurojë dokumente sa për të rikthyer në Rusi.

Po kjo do i merrte dy javë kohë. Më thonë se nuk kanë përkthyes, po më sorollatin prej 6 ditësh. Personi që më ka vjedhur, pasi u kontaktua nga mikesha ime në Moskë, tha se ka miq në polici. Unë kam foto dhe numrin e tij, askush nuk bën asgjë’- ka treguar ajo.

Më tej, turistja e zhgënjyer në kulm ka bërë të ditur se autori që i ka marrë sendet personale është bjond dhe me sy blu.‘

Eshtë hera e parë që shoh një polici të tillë. Në Rusi policia nuk është shumë e mirë por është më e mirë se këtu. Do ju jap fotot e atij, ishte bjond me sy blu, pak më i gjatë se unë. Nëse e njihni, thirrni policinë, dua gjërat e mia’- mbyll intervistën rusja.

Për herë të parë në histori, Shqipëria merr medalje ari në mundje, Abakarov shpallet kampion bote

Zelimkhan Abakarov mundësi me origjinë nga Çeçenia por me pasaportë shqiptare, është shpallur pak më parë kampion bote në mundje në kategorinë stil i lirë për peshën 57 Kg. Ai mundi në finale kampionin në fuqi, amerikanin Thomas Gilman me rezultatin 7-2.Kampionati Botëror i mundjes zhvillohet në Beograd të Serbisë. Kjo është hera e parë në histori që Shqipëria merr medalje ari në sportin e mundjes.Për rrjedhojë flamuri shqiptar do të ngrihet në mes të Beogradit.

Moti i keq ne vend/ Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve: “Kujdes, ulni shpejtësinë

Nisur nga fluksi i lartë i automjeteve në akset rrugore, gjatë fundjavës, si dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë dhe moti i keq në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë automjetet ose motomjetet, nën efektin e alkoolit.

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane dhe akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti dhe përdoruesi rruge që mund të ketë probleme.

Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore e të autoriteteve të tjera shtetërore dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj.

Policia Rrugore është në kontakt të pandërprerë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, për pastrimin e inerteve në disa segmente rrugore.

Policia Rrugore sqaron të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkohen me masa administrative, për shkelje të ndryshme, se mund t’i shlyejnë masat administrative pranë çdo filiali të Postës Shqiptare ose në filialet e bankave të nivelit të dytë.

Për çdo problem kontaktoni në numrin falas të Policisë së Shtetit 112 dhe në Komisariatin Dixhital!

Sulmet kibernetike/ Bllokohet sërish sistemi TIMS në juglindje

Janë shfaqur sërish problem me sistemin TIMS në Shqipëri. Në pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik. Mësohet se në orare të ndryshme, ky sistem ka shfaqur mosfunksionim të plotë në keto pika kufitare.
Oficerët e policisë janë të detyruar që në ato momente të punojnë me regjistra dhe hyrje-daljet e qytetarëve të regjistrohen në mënyrë manuale. Nga ana tjetër, dy sistemet e brendshme të policisë, ADAMS dhe MEMEX, ku ndër vite janë mbajtur shënim të dhënat kryesore për kontigjentët kriminalë, nuk janë mundur të vihen në punë nga policia në të gjitha qarqet e vendit.

Konfirmohet romanca/ Futbollisti Pogradecar i Kombëtares puth Megi Pojanin pasi shënon gol..

Një gol konfirmon romancën e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit! Mes thashethemeve qarkullojnë prej muajsh se është në një lidhje me futbollistin e kombëtares, Megi Pojani ka udhëtuar përsëri drejt Turqisë dhe gjejeni se ku është parë? Pikërisht në ndeshjen e Endri Çekiçit.

Çifti ende nuk e kanë pranuar romancën e tyre por tashmë mund të themi se jemi të bindur që dyshja janë bashkë. “Prova” ishte mbrëmë në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës nga Endri, i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Por më pas kamerat fiksuan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.

NASA publikon pamjet satelitore për liqenet e Ohrit dhe Prespës: “Janë ndër më të vjetrit në Europë

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës NASA ka shpërndarë në rrjetin e saj social facebook, një foto nga hapësira të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, ku i cilëson në mesin e liqeneve më të vjetër në Evropë. “Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë.

Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndoshta edhe më gjatë.

Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022.

Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash”, shkruan NASA.

Edi Paloka: “Protestën e ardhshme nuk kthehemi në shtëpi pa rrëzuar Edi Ramën…

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me raportin amerikan që tregon se Partia Demokratike ka marrë para nga Rusia në vitin 2017. Paloka u shpreh se e gjithë kjo lojë ishte në interes të kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se Lulzim Bashës i është vendosur ultimatum që të përjashtojë Berishën nga partia. Rezulton se ishte ultimatumi që ambasadorja amerikane i kishte vendosur Bashës, largo Berishën ose…

Nëse ty të vendosin ultimatum domethënë se ty të kërcënojnë me diçka. Po flas për marrje peng nga ambasadorja. Gjithë kjo lojë shkon në interes të Ramës. Me përjashtimin e Berishës. Kemi një grup parlamentar të përçarë. Të gjitha këto shkojnë në favor të Ramës.

Më mjafton rezultati. Kjo që po ngrihet ndaj PD është për t’i dhënë një dorë Ramës. Kërkoj që çështje të hetohet. Nuk besoj të ketë implikim rus në këtë nivel sepse nuk më ka dhënë njeri provat.Unë do besoj kryetarin e Partisë time. Kur futet DASH ne themi të hetohet pasi kaq sa na thuhet nuk është e mjaftueshme. Duhet të vërtetohet ka marrë apo jo ky zotëria para ruse. Nëse Basha paska marrë para nga Kremlini me dijeni të plotë për të realizuar këtë akt, për të shpërblyer ata që i ke marrë paratë.

Kjo shkon përtej përjashtimit nga PD, kalon në çështje penale. PD është parti që që kur lindi ishte pro perëndimore, pro amerikane. Dua ta theksoj se pjesa e dukshme është se Lulzim Basha ka rënë peng dhe ka zbatuar një linjë që është kundër PD me vetëdije të plotë. Faktet janë këto. Gjithçka është bërë për t’i shërbyer Ramës”, tha Paloka në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

“Ne kemi deklaruar se shtatori do të jetë ndezja e motorëve të opozitës për të filluar një betejë që synon rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve që shqiptarë të votojnë të lirë. Protestat janë pjesë e kësaj strategjie. 7 Korrik ishte një provë force për opozitën.

Tani është koha për një protestë pasi gjërat po shkojnë gjithnjë e me të zi. Protestat janë pjesë e strategjisë që ne kemi. Protestat do të jenë edhe simbolike si ajo te Inceneratori i Tiranës. Protestat e mëdha nuk do jenë më shëtitje në bulevard. Do të ketë një skenar tjetër. Nuk do ketë kthim në shtëpi pa u arritur diçka. Për të arritur një qëllim konkret. Synimi ynë i parë janë zgjedhjet lokale. Synojmë të fitojmë zgjedhjet lokale dhe çdo pjesë e strategjisë sonë do jetë në funksion të këtij pikësynimi”, deklaroi ai.

NASA publikon fotot nga hapësira të liqenit të Ohrit dhe Prespës: “Ndër më të vjetrit në Evropë!

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës NASA ka shpërndarë në rrjetin e saj social facebook, një foto nga hapësira të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, ku i cilëson në mesin e liqeneve më të vjetër në Evropë. “Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë.

Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndoshta edhe më gjatë.

Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022.

Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash”, shkruan NASA.

Kishte mbushur fugonin me 24 emigrantë/Arrestohet 44-vjeçari në Leshnicë(Video)

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri 194”, pas një hetimi 1-javor, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 44 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, në drejtim të Tiranës, 24 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Emigrimi i shqiptarëve/ Rama: “Ato 30 mijë paund për të ikur në Britani, investoini në agroturizëm në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama po mban një bashkëbisedim online me qytetarë dhe gazetarë, ku po diskutohet për problemet dhe situatën aktuale në vend. Rama u pyet në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe pamjet që janë bërë virale të të rinjve që shkojnë me gomone drejt ishullit. Rama tha se me paratë që paguajnë trafikantët, ata mund të investojnë në Shqipëri dhe mund të nxjerrin më shumë fitime se nga një punë e rëndomtë në Britani.

“Shqipëria nuk i ofron dot kushtet e Gjermanisë dhe Britansië së Madhe.

Të harxosh 20 mijë 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndërkohë që me aq lekë ti mund të ndërtosh një agroturizëm dhe me atë mund të bësh më tepër lekë se sa mund të bësh nga një punë e rëndomtë në Britani, sigurisht nëse nuk përfshihesh në grupe kriminale, por mund t’ju çojë në ferr kjo gjë. Nuk kemi një parajsë për të ofruar, por kemi vullnetin për një Shqipëri më të mirë”, tha Rama.

“Pensionet nuk janë rritur mjaftueshëm”/Rama i përgjigjet qytetarit: “I kemi indeksuar dy herë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama mbajti një bashkëbisedim virtual me qytetarët.Një ndër pyetjet që i ëhstë drejtuar kishte të bënte me pensionet, të cilat sipas një qytetari nuk janë rritur mjaftueshëm krahasuar me rritjen e çmimeve. “Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tonë dhe tim të përditshëm, si t’iu gjendemi më pranë pensionistëve. Sado shumë ti ngremë pensionet, asnjëherë s’mund t’i themi vetes dhe pensionistëve se kemi bërë mjaftueshëm.

Por ne kemi ndërhyrë për herë të parë për të indeksuar pensionet dy herë brenda një viti. Ne kemi rritje të pensioneve.

Kemi bërë dy ideksime, një në prill dhe një duke nisur nga muaji tetor në mënyrë që tu gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni.

Pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lekë në krahasim me sa ishte. Çdo rritje është e nevojshme në raport me një inflacion që duhet ta themi, Shqiqpria po e mban në kontroll në raport me vendet e tjera”, tha Rama.

Me ne fund Rama jep lajme te mira per rritjen e rrogave/ Ja kush kategori përfiton…

Pas efektivëve të policisë e ushtarakëve, edhe zjarrëfikësve do u rriten pagat. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook. Kreu i qeverisë tha se kjo është një çështje që ka nevojë për adresim të menjëhershëm. Por Rama nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë se kur do të bëhet rritja e pagave dhe sa do të jetë shifra. Faktikisht këtë pyetje e kam parë në disa raste. Do të rriten edhe pagat e zjarrëfikëseve. Në këtë shoqëri dhe periudhë kohe kur zjarret janë problem. Është e vërtetë që nevoja për rritjen e pagës së tyre, do e adresojmë.