U çaktivizonin GPS-ët e i deklaronin të vjedhura/ Si u sollën 7 mjetet luksoze nga Qafë Thana dhe Morina (Skema)

Mjetet me qira që futeshin në Shqipëri nga Morina dhe Qafë Thana, deklaroheshin të vjedhura. Kjo është një pjesë nga skema e trafikimit të shtatë mjeteve luksoze që u sekuestruan nga policia gjatë operacionit “Luxury” të finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë më 16 shtator. Këto mjete merreshin me qira në vendet e BE, kryesisht në Gjermani. Shtetas kosovar e maqedonas i merrnin me qira. Personat e grupit çaktivizonin GPS dhe sapo kalonim kufirin duke hyrë në tokën shqiptare i deklaronim të vjedhura.

Mjetet më pas kalonin më procesin e falsifikimit të shahisë ku numri 9 bëhej 8 dhe 0 bëhej 6 në të shumtën e rasteve ose ndryshohej një deri në 2 gërma. Me kontratë shitblerje mjetet shiteshin pasi ishin targuar për një çmim 30 deri në 40 % më pak se vlera reale. Gjatë operacionit ‘Luxury’ policia arrestoi Klaudio Begaj për të cilin ka hetuar në lidhje me modifikimet e shasisa. Dyshohet se kjo skemë se përdoret prej 5 vitesh dhe në Shqipëri dyshohet të jenë futur mbi 200 mjete luksoze.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Luxury”. Trafikonin dhe tregtonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë, shpallen në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Luxury”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ujku bën namin në fshatrat shqiptare, viçit i lë vetëm kokën dhe këmbët(Foto)

Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ka bërë që kafshët e egra të shfaqen gjithnjë e më shumë në zonat e banuara. Sipas asaj që raporton gazeta Express, një ujk ka zbritur pranë banesës së veteranit të UKÇ-së, Mehmet Hasani në Nikovaz të Gjakovës, dhe i ka ngrënë atij një viç. Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.

Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.

I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.

Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.

Kujdes! Pamje të rënda!

Befason Enrique Iglesias puth në buzë fansen në Las Vegas(Video)

Enrique Iglesias habiti ndjekësit pasi shpërndau një video ku puthte një fanse në Las Vegas të premten në mbrëmje. Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi duke e puthur vajzën. Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në “Instagram”, duke shkruar se ngjarja ndodhi të premten në Las Vegas. 47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash.Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin. “A nuk do të mërzitet gruaja jote?”; “Si e lejon Ana këtë”; O Zot, ai është i martuar”; “Jam i sigurt që gruaja jote nuk do të jetë e lumtur me këtë”, janë disa nga komentet. Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë: binjakët Nicholas dhe Lucy, dhe vajzën dy vjeçe Mary.

Tsipras premton lehtësi për nënshtetësinë greke nëse vjen në pushtet, përfitojnë edhe shqiptarët

Në fjalimin tradicional të liderit të partisë më të madhe të opozitës Syriza në panairin e Selanikut , Aleksis Tsipras ka paraqitur “gjashtë prioritetet kryesore kombëtare mbi të cilat është strukturuar programi me të cilin ai do të qeverisë në se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Midis të tjerash ai ka theksuar se do të reformojë kuadrin për integrimin social të emigrantëve. Konkretisht Tsipras ka deklaruar se në se do të vijë në fuqi partia e tij, do të ndryshojë procesin e natyralizimit (pra të marrjes së nënshtetësisë) , duke thjeshtuar procesin e provimit që të ketë të bëjë me tema të thjeshta të cilat i referohen përditshmërisë së njerëzve dhe jo njohurive të veçanta të cilave nuk mund t’u përgjigjen.

“Sfida demografike me të cilën përballet Greqia, nuk do të trajtohet në mënyrë efektive për sa kohë që refuzojmë të integrojmë njerëzit që jetojnë pranë nesh, që na duhen në ndarjen e punëve , që marrin pjesë në arsimin grek dhe në çdo gjë që bëjmë, por ne nuk i njohim ata.Integrimi social i emigrantëve është një shtyllë e nevojshme për të përballuar krizën demografike në të gjithë botën perëndimore. Duhet të bëhet edhe në vendin tonë në bazë të një plani.”- tha Aleksis Tsipras lideri i partisë Syriza

“Do të vendosim natyralizimin, me një proces duke marrë jo çdo kënd në intervistë, por me një përzgjedhje të rastësishme , ata persona që vërtetojnë me dokumenta të ligjshme se kanë 25 vjet qëndrim në Greqi dhe ata që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe këta fëmijë, në bazë të ligjit, kanë marrë nënshtetësinë greke.”- tha Aleksis Tsipras lideri i partisë Syriza

Vlerësohet se në këtë kategori bëjnë pjesë shumë emigrantë shqiptarë të brezit të parë ,të cilët vazhdojnë të jetojnë në Greqi me lejet e qëndrimit të rinovueshme duke hasur çdo ditë pengesat e hallkave të burokracisë dhe ligjeve të marrjes së nënshtetësisë që konsiderohen nga shumica e emigrantëve tepër të rrepta.

Grida Duma: “Jam ende single, është e egër, e tmerrshme”…

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë detaje për jetën e tij personale. Në një intervistë për emisionin humoristik “Klanifornia”, Grida Duma ka bërë me dije se është ende beqare. Madje ka shtuar detaje edhe se çfarë mendojnë njerëzit për të, lidhur me karakterin e saj.

PJESË NGA BISEDA:

“Fevzo“: Vazhdon akoma “single”

Grida Duma: Po, po. Kjo dihet. Është fakt i ditur, pavarësisht se ne…

“Fevzo“: Nuk ka burra ky vend prandaj.

Grida Duma: Mua më kanë thënë që është e egër, e tmerrshme. Kush e di çfarë vuajtje është…për mua këto.

Futi 45 dele kontrabandë nga Greku / Policia superaksion, i bastis stallën bariut në Devoll…

Policia e Devollit, ka njoftuar se ka zbular, se një bari, që ka marrë 45 dele kontrabande nga Greqia. Ai i ka futur këto dele përmes kufirit të gjelbër. Vetë policia i ka bastisur stanin bariut, i cili mban familjen me ato dele. Absolutisht, që nuk po inkurajohet kontrabanda, por daullet e ligjit duhet të bien për të gjithë, të barabarta.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ I plagosuri kërkon ndihmë në spital…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Korçës. Mesohet se i plagosur ka mbetur 53-vjeçari Romeo Berberi, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Ai është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën ndërkohë .Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia një natë më parë.

Arjon Muça tregon si i vodhën makinën në Itali: “Për gjysmë ore e kishin bërë pjesë-pjesë…

Pushimet verore janë rasti për t’u kthyer me kujtime të paharrueshme, por jo gjithmonë të mira. Arjon Muça, i ftuar në “Rudina” në Tv Klan kujton një nga eksperiencat më ‘përvëluese’ gjatë pushimeve në Napoli. Udhëtimi i shumëpritur rezultoi me vjedhjen e makinës, e cila as nuk i përkiste moderatorit.

Arjon Muça: Eksperiencë shumë e shëmtuar ka qenë ajo e Napolit, e vjedhjes së makinës sepse kisha paramenduar një dyjavësh me makinë që shijoja gjithë bregdetin e Italisë.

Rudina Magjistari: Ishte makinë e jotja apo ishte makinë e marrë me qera? Arjon Muça: Ishte makinë e marrë me qera dhe ishte thikë me dy presa. Olesia Leço: Shkove në një parkim dhe i dhe çelësat? Arjon Muça:Jo, thjesht ma morën nga parkimi. Rudina Magjistari: Nuk mban njeri përgjegjësi në atë rast?

Arjon Muça: Asnjeri nuk mban përgjegjësi në jug të Italisë. Pjesa më e bukur e historisë që mos ta bëj shumë më të rëndë se ç’ishte, ishte momenti që shkoj për të parë ku ishte makina sepse do merrja diçka dhe shyqyr Zotit, çantat i kisha lënë në hotel dhe makinën poshtë hotelit, por që nuk ishte parkim i mbyllur, ishte parkim për të gjithë. Nuk e gjeja dhe bindja veten, “hë mo se e ke parkuar çikë më andej” dhe vazhdoja të isha shumë i gëzuar.

Shihja më andej dhe thosha “po jo, ekzaktësisht këtu e lashë”.Marr në telefon poli cinë, prapë me një buzëqeshje dhe i thashë” mos vallë ma keni marrë me karrotrec një makinë me këto targa? Nuk ka karrotrec në Napoli”, tha.

“Ku është makina atëherë? Ja se erdhëm të ta shpjegojmë ku ka përfunduar makina”. Makinën e kishin çmontuar në një orë e gjysmë, e kishin bërë pjesë-pjesë. E t’ia vjedhin vlonjatit është kulmi!

Rrahu gruan se nuk bënte punët e shtëpisë/ Arrestohet shqiptari në Greqi…

Një shqiptar, 40 vjeç, është arrestuar në Greqi pasi dhunoi gruan e tij…sepse nuk kishte bërë punët e shtëpisë. Sipas mediave greke, dhuna në familje ka ndodhur më 16 shtator në Volos dhe ishte fqinji personi që njoftoi menjëherë Policinë sapo dëgjoi thirrjet për ndihmë të gruas.Në momentin kur Policia u shkoi në shtëpi, bashkëshortja e tij është ankuar se i shoqi ka ardhur në shtëpi i dehur, i ka bërtitur dhe më pas e ka rrahur.

Ai e goditi me grusht dhe më pas e kapi nga krahu dhe u përpoq t’i thyente kyçin e dorës. Prej shumë vitesh është viktimë e dhunës në familje, por siç ka përmendur, i pranon këto sjellje dhe nuk flet dhe as nuk e kishte denoncuar më parë të shoqin. Mirëpo pardje ajo u frikësua shumë dhe u largua menjëherë nga shtëpia duke marrë me vete fëmijën e tyre.

Por 40-vjeçari, i paidentifikuar për mediat greke, tha se ka pasur vetëm një moment tensioni sepse gruaja e tij nuk e kishte pastruar shtëpinë. Tashmë ai është arrestuar për dhunë në familje dhe do të dalë para Gjykatës për t’u njohur me dënimin e tij.