Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ I plagosuri kërkon ndihmë në spital…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Korçës. Mesohet se i plagosur ka mbetur 53-vjeçari Romeo Berberi, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Ai është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën ndërkohë .Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia një natë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: