Investoi miliona lekë në fermë rrushi / Emigranti falimenton në Shqipëri: “Do iki prapë jashtë nga halli…

Pas 25-vitesh emigracion në Itali, Zef Gjergji nga fshati Troshan i Lezhës 8 vite më parë vendosi të rikthehet dhe kursimet e jetës ti investojë në vendlindje. Ai krijoi këtë fermë rrushi, nga i cili prodhon 160 kuintal në vit. Por, pas një viti të vështirë, ai ka vendosur që të lërë gjithçka pas, e të rikthehet atje ku ja nisi.

“Do të kthehem. Jam i detyruar nga halli. Do të iki. E vështirë është, por do ta braktis. S’kam çfarë të bëj,” thotë ai. Thotë se gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka parë asnjë mbështetje nga qeveria.

“Apsolutisht çfarë mbështetje, as nuk bëhet fjalë ajo punë. As nuk na njohin që jemi fermerë. Ndërkohë kemi dhe dokumentacionin e plotë, NIPT-in e fermerit,” tha ai.

Muaji shtator përkon me vjeljen e rrushit dhe këtë vit në fshatrat e Lezhës, prodhimi është mjaft i lartë, duke i vënë në vështirësi fermerët për sigurimin e tregut. /Oranews

Video:


Rrëfehet 28 vjeçarja që ra në dashuri më 58-vjeçarin nga Zvicra: “Ishte dashuri me shikim të parë…

Një studente, e cila ka rënë në dashuri dhe ka për partner, një burrë 30 vite më të madh se ajo, rrëfen të gjithë paragjykimet që ka ndeshur. Mahely Da Silva, 28 vjeçe, nga Sao Paolo e Brazilit, u takua për herë të parë me partnerin e saj aktual, Martin Brenner, 58 vjeç, nga Berni i Zvicrës, në një restorant të vendlindjes së saj.


Mahely, pranon se impakti i parë me Martin, mund të quhet dashuri me shikim të parë, sepse pas atij takimi, ato vendosën që marrëdhënien e tyre, ta realizonin në distancë. Por për ta mbajtur gjallë lidhjen, ato takoheshin me njëri-tjetrin, të paktën çdo muaj.

Kur Mahelyt, iu ofrua një bursë për të studiuar jashtë vendit, ajo zgjodhi Zvicrën dhe në shtator të vitit që lamë pas, ajo vendosi për të jetuar me Martin në një shtëpi.

“Njerëzit na kanë paragjykuar për shkak të diferencës së moshës, por Martin e di që e dua shumë, jap jetën për të. Një ditë një shok i klasës pa një fotografi të Martinit në telefonin tim dhe më pyeti, nëse ky është babai im.

Por krahas komenteve negative ka dhe nga ato pozitve, ka disa njerëz që na komplimentojnë dhe na thonë që jemi një çift shumë i bukur”, u shpreh Mahely.

“Mosha është vetëm një numër, për mua dhe Martin e rëndësishme është respekti, përzemërsia, dhembshuria, por mbi të gjitha jeta e shëndetshme dhe intimiteti”.


Nuk përmbahet i moshuari:“Kam pasur 200 deri në 300 të dashura unë, i zgjidhja me bel të hollë”….

Një burrë i moshuar nga Kosova po pretendon se i ka pasur 200 deri në 300 të dashura. Madje ai tha se i ka zgjedhur femrat me trup të mirë, belholla e si balerina. Ai i veshur me veshje kombëtare dhe me plisin e vënë në kokë, ai flet për historitë e tij të dashurisë. I moshuari shprehet se për nga numri i të dashurave, ia ka kaluar vetëm aktori i ndjerë Faruk Begolli, i cili ishte një ndër aktorët më të njohur në ish-Jugosllavi.

“Unë po të kallxoj, femnat kam desht shumë, si Faruk Begolli. Unë e Faruk Begolli i kemi desht femrat shumë. Unë i kam pas 200-300 femra, Faruk Begolli i ka pas 500-600 femna.

Ai nuk është vesh si unë mirë, po ka pas emër në Jugosllavi. Unë i kam zgjedh femrat si ballerina, trupin e mirë”, thotë ai për DTV.


Aktivistët Shqiptarë të LGBT rrihen në Serbi nga ekstremistët

Disa aktivistë shqiptarë të komunitetit LGBT, janë sulmuar në Serbi nga ekstremistët. Ata ndodhen në Beograd në kuadër të aktiviteteve të EuroPride. Aktivistja dhe drejtuesja e Aleancës LGBT, Xheni Karaj e cila ishte në grupin që u dhunua pasditen e së shtunës në Beograd (17 shtator) në një reagim në rrjetet sociale tha se dhuna do të ishte e shmangshme nëse policia serbe do të bënte punën e saj!

Reagimi i plotë i Karajt:

“Dhuna qe pesuam dje ne Beograd ishte e shmangshme nese policia do te kishte bere punen e saj. Pavaresisht kesaj ne dje pame me syte tane se sa e veshtire eshte te jesh vetvetja ne nje vend ku dhuna eshte sistemike, eshte pjese e kultures politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri ne qeveri. Dje kuptuam rendesine e solidarizimit me njeri tjetrin, rendesine e planifikimit ne menyre realiste dhe rendesine per te qene strategjike ne betejen tone.

Kjo parade dhe dhuna qe shoqeroi ate eshte nje mundesi per te reflektuar bashkarisht por ne kete reflektim disa vete kane me shume pergjegjesi se disa te tjere. Falenderoj nga thellesia e zemres te gjithe aktivistet qe na qendruan prane pas sulmit deri ne oret e vona te mengjesit.

Parada eshte forma me e larte e ekzistences dhe rezistences. Askush nuk do ta ndali luften tone per nje shoqeri te drejte te barabarte dhe te lire per TE GJITHE”


Deutsche Welle për “Mercedes”-ët e Shqipërisë: “Ka tre klube të apasionuarish pas makinës gjermane…

Deutsche Welle ka realizuar një reportash mbi pasionin e shqiptarëve, tashmë të njohur botërisht, për të ngarë makina Mercedes Benz. Gazetari i DW del në rrugët e Tiranës dhe numëron plot 120 Mercedesë në një kryqëzim për 10 minuta. Ai takohet me klubet e të rinjve të apasionuar pas makinës gjermane si dhe përshkruan historinë e Mercedesit në vendin tonë.

Dokumentari:


Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Dimër i ashpër këtë vit…

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndaj sulmeve kibernetike të Iranit në Shqipëri, teksa hakerat publikuan sot përmbajtjen e e-mailit të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Hoxha shkruan se “kështu është kur i ngatërron çunat e Ajatollakut të Iranit me çunat e Varrit të Bamit” duke bërë ironi me politikën, ndërsa paralajmëron për “dimër të ashpër këtë vit”, për shkak të publikimit të përmbajtjeve sensitive të vjedhura nga hakerat në e-mailet e ministrave apo edhe të dhëna të tjera siç janë sistemi TIMS.


Militanti “çmendet” pas Berishës: “Të dhashë dorën ty, 3 ditë nuk ia jap njeriu tjetër…

Është shoqëruar me batuta dhe të qeshura fjala e një qytetari nga Puka gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me qytetarë të Pukës dhe Fushë Arrëzit. Teksa mori fjalën, ai tha se është një mbështetës i Berishës bashkë me familjen, ndërsa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.

“E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai.

Pasi përfundoi fjalën e tij, Berisha është takuar me të moshuarin, duke i plotësuar kështu edhe dëshirën e tij.


Starova, Mokra dhe Gora nën administrimin francez 1916-1920

Nga Ledjan Zeqollari:

Në librin “Rishikim gjeografik” të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin në faqet 297-299 ndër të tjera jepen disa të dhëna për tre zonat si Starova, Mokra dhe Gora. Libri i cili është publikuar në Paris në vitin 1922, është një studim i veçorive fiziko-gjeografike të zonave të administruara nga francezët në vitet 1916-1920.

Në tabelën përmbledhëse në fund të tij gjenden disa të dhënat për zonat e administrimit. Në kolonën e parë tregohet emërtimi i vendit, ku sipas shkurtimeve shënohet me (DP) Distrikti i Pogradecit, (DS) Distrikti i Shkumbinit, (DK) Distrikti i Korçës, etj.

Në kolonën e dytë jepet transkriptimi në gjuhën frenge sipas emërtimeve. Kolona e tretë tregon natyrën e vendbanimit në të cilën shënohet me (V) grumbullim urban, (v) fshat, (c) çiflik, (t) teqe etj. Kolona e katërt paraqet përkatësinë religjoze të popullsisë, kurse kolona e pestë numrin e popullsisë. Kolona e gjashtë dhe e shtatë tregon natyrën e banesave, me shkronjën (M) shtëpi me gurë, (Vp) shtëpi me ballkon dhe gurë, (Vt) shtëpi me ballkon dhe tulla të papërpunuara (mund ta ketë fjalën për plitharë) dhe (K) shtëpi në formën e kullave.


Në kolonën e fundit bëhet shpjegimi i emërtimeve ku mjaft intersant është shpjegimi i Starovës i cili përkthehet “Plakonja”. Figura e fundit tregon një pjesë të hartës gjeologjike të Shqipërisë Juglindore e projektuar nga gjeologu francez Jacques Bourcart.

Në vitin 1922 në Universitetin e Parisit (Sorbonne) me këtë punim Bourcart mbrojti temën e doktoratës.

Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës.

Aksident i pazakontë në Korçë- Pogradec/ Përplasen dy mjete, shoferi i kamionit rezulton pa patentë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. L., 56 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Kurbin, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë fshatit Leshnicë, duke drejtuar një automjet kamion tip “Scania”, është përfshirë në një aksident me dëme materiale, me automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin D. T. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi N. L. e drejtonte kamionin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Rama: “Shqipëria ka rritjen më të vogël të çmimeve të ushqimeve në rajon…

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thekson se rritja e çmimeve në Shqipëri është sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit.

“Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @ëorldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit.

Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, shkruan Rama.