Rama: “Shqipëria ka rritjen më të vogël të çmimeve të ushqimeve në rajon…

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thekson se rritja e çmimeve në Shqipëri është sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit.

“Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @ëorldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit.

Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, shkruan Rama.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.