Starova, Mokra dhe Gora nën administrimin francez 1916-1920

Nga Ledjan Zeqollari:

Në librin “Rishikim gjeografik” të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin në faqet 297-299 ndër të tjera jepen disa të dhëna për tre zonat si Starova, Mokra dhe Gora. Libri i cili është publikuar në Paris në vitin 1922, është një studim i veçorive fiziko-gjeografike të zonave të administruara nga francezët në vitet 1916-1920.

Në tabelën përmbledhëse në fund të tij gjenden disa të dhënat për zonat e administrimit. Në kolonën e parë tregohet emërtimi i vendit, ku sipas shkurtimeve shënohet me (DP) Distrikti i Pogradecit, (DS) Distrikti i Shkumbinit, (DK) Distrikti i Korçës, etj.

Në kolonën e dytë jepet transkriptimi në gjuhën frenge sipas emërtimeve. Kolona e tretë tregon natyrën e vendbanimit në të cilën shënohet me (V) grumbullim urban, (v) fshat, (c) çiflik, (t) teqe etj. Kolona e katërt paraqet përkatësinë religjoze të popullsisë, kurse kolona e pestë numrin e popullsisë. Kolona e gjashtë dhe e shtatë tregon natyrën e banesave, me shkronjën (M) shtëpi me gurë, (Vp) shtëpi me ballkon dhe gurë, (Vt) shtëpi me ballkon dhe tulla të papërpunuara (mund ta ketë fjalën për plitharë) dhe (K) shtëpi në formën e kullave.


Në kolonën e fundit bëhet shpjegimi i emërtimeve ku mjaft intersant është shpjegimi i Starovës i cili përkthehet “Plakonja”. Figura e fundit tregon një pjesë të hartës gjeologjike të Shqipërisë Juglindore e projektuar nga gjeologu francez Jacques Bourcart.

Në vitin 1922 në Universitetin e Parisit (Sorbonne) me këtë punim Bourcart mbrojti temën e doktoratës.

Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.