”Shteti i ka lekët por vidhen”/ Rudina Hajdari thirrje pedagogëve dhe studentëve: “Dilni në shesh

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari këshillon pedagogët dhe studentët që të zgjasin protestat dhe që të takohen jo në auditorë, por në shesh. Përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, Hajdari tha se shteti i ka lekët, por qeveria po i vjedh ato nga qytetarët. Pedagogët e Fakultetit të Shkencave dolën në protestë më 15 shtator pasi kërkojnë rritje të pagave. Ata kanë bërë 9 kërkesa në peticion, ku kërkohet që brenda dy viteve të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës.

“Pedagogët para disa ditësh u ngritën në protestë dhe kërkuan rritje pagash dhe kanë shumë të drejtë. Jetojmë në një vend kur kostot e jetesës rriten përditë, nafta nuk njeh të ulur edhe pse në tregje kombëtare ka rënë. E pra jetesa për pedagogët dhe çdo shqiptarë është bërë shumë e vështirë.

Si mund të një pedagog të jap dije kur ka në mendje ka sesi do ta mbyll muajin. Edhe studentët paralajmëruan protesta për shkak të pamundësisë ekonomike. Një studenti i duhet 150 mijë për qiranë, rreth 300 shtesë për ujë dhe drita nëse ata i kursen fiks ashtu si thotë zonja ministre Balluku, duke mbetur në errësirë e duke u ngrohur me frymë e batanije.


I duhen dhe 300 mijë të tjera që të ushqehet dhe 50 materiale studimore. Një studenti i duhen rreth 530 mijë lekë në muaj. Ku çdo ushqim dhe çmim është rritur në stratosferë. Inceneratorët paguhen çdo ditë 80 mijë, ndonëse nuk ekzistojnë. Si shtet i kemi mundësitë, por duhet të ndalohen vjedhjet.

Lekët janë aty, por vidhen. Studentët e pedagogët nuk duhet të takohen në auditore, por në protesta deri sa tu plotësohen kërkesat. Unë do jem aty me ta. Edhe atyre që thika u ka shkuar në palcë. Koha për tu ngritur në krye e për të kërkuar atë që është e jona forca’‘,-tha Hajdari.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.