PD në pushtet, Berisha: “Do punohet për të inkurajuar suksesin e vajzave dhe grave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha pasditen e kësaj të marte po zhvillon një bashkëbisedim me 15 zonja të shquara në fushat e tyre për të folur për Shqipërinë, të tashmen dhe të ardhmen e saj. Gjatë fjalës së tij në nisje të takimit, Berisha shprehu vlerësimin për të gjithë arritjet e vajzave dhe grave të vendit. Po ashtu Berisha ka premtuar se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e vajzave dhe grave të vendit.

Janë vajzat dhe gratë e një kombi, e një shoqërie. Në këtë rrafsh, suksesi është gjithnjë i bukur, por suksesi i grave dhe vajzave është më origjinal dhe askush nuk thotë se prapa një gruaje të suksesshme qëndron një burrë, por të gjithë thonë se pas suksesit të një burri qëndron një grua. Është kënaqësi e veçantë kur sheh sot, krahas problematikeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare, përsëri janë të shumta, të pamohueshme arritjet e vajzave dhe grave në të gjitha fushat, kudo.

Ajo që është më domethënëse është dhe një raport tjetër: Në dekada dhe dekada, testi i integjilencës dilte në favor të burrave, por në 10-vjeçarin e fundit, ky test del në favor të vajzave dhe grave në mënyrë të përsëritur. Kjo sepse, edhe intelekti, edhe suksesi, kanë një programim, bazohen mbi një përkushtim të veçantë.

Edhe në traditën tonë ne kemi një fat interesant, ndoshta botën më shumë se me çdo gjë tjetër, ne në botë u bëmë të njohur nga një grua, nga Nënë Tereza”.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.