Shifra shqetësuese/ Nga 127 të regjistruar pas humbjes së pikëve, vetëm 5 shoferë rifituan patentën

Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 shoferë e kanë rifituar Lejen e Drejtimit! Të dhënat janë publikuar nga DPSHTRR, ku rezulton se shoferët nuk e njohin teorinë dhe as nuk tentojnë ta mësojnë para riprovimit. Ndërkohë që sot ka pasur vetëm një kalues në testin e rimarrjes së Lejes së Drejtimit pas humbjes së pikëve, nga 21 kandidatë, ku në sallë u paraqitën vetëm 8.

Njoftimi nga DPSHTRR:

Vetëm 1 kalues sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, në seancën e 7-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë, nga 21 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 8 veta!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Koka bën, koka pëson! ????

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja.

Deputeti i PD: “Plazhet bosh me turistë të varfër, nëse vjet hanin peshk, këtë vit mjaftoheshin me një picë…

Zëvendësministrja e turizmit, Vilma Bello ka pohuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc se aktivitetet e hoteleri turizmit kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë. Në verdiktin e turizmit për këtë vit, Vilma tha se jugu nuk ka qenë i braktisur këtë verë, duke pohuar se gjithçka ka qenë problem perceptimi. Ajo tha se hotelet në Shqipëria kanë pasur rezervime 100% deri në 15 shtator. Sakaq Arbër Agalliu pohon se plazhet e jugut kanë qenë bosh këtë vit dhe se shqiptarët e kanë braktisën turizmin vendas këtë vit.

Ai tha se këtë vit kanë ardhur turistë më të varfër se sa vjet. “Nëse vjet hanin një peshk, këtë vit hanin një picë”, tha Agalliu.

Pjesë nga debati

Vilma Bello: Jugu nuk ka qenë bosh, nuk mund të themi që jugu ishte i braktisur. Ka qenë një problem perceptimi. Shezlonget nuk kanë qenë bosh. Aktivitetet Hoteleri Turizëm kanë pasur rritje këtë vit. Kanë një rritje deri në 15 shtator e kanë full booking. Absolutisht kishte edhe problematika. Referuar shifrave mendoj se jemi në një vit shumë më mirë se sa ishim një vit më parë. Sipërfaqet e plazheve kanë qenë më të shumta se sa më parë.

Arbër Agalliu: Plazhet kanë qenë bosh, të braktisura. Shqiptarët e braktisën turizmin vendas këtë vit. Në Vlorë këtë vit kanë ardhur turist më të varfër se sa vjet. Nëse vjet hanin një peshk, këtë vit hanin një picë.

Sot në Vlorë hotelet nuk kishin as 30% të hoteleve të mbuluara. Kanë turistë që marrin mëngjes me vete dhe pyesin ku ka piceri këtu. Deri më sot ka qenë privati që ka tërhequr turistët. Nuk ka njerëz ka taksa të larta, nuk ka treg, ka informalitet. Nuk ka rregulla.

Kthen 6 mijë euro/ 16-vjeçari i jep turistit italian portofolin që e kishte humbur…

Efektivët e policisë së Shkodrës janë shtangur, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë. Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi.

Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.

Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse.

I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh./topchannel

Video:

Parashikimi i frikshëm i Zhejit: “Hakerimi, tregues se jemi pranë luftës reale

Sipas Artur Zhejit, sulmet kibernetike që kanë goditur vendin në mënyrë të njëpasnjëshme tregojnë se jemi një vend në vijën e parë të luftës hibride. Edhe pse nuk duam ta pranojmë, thotë analisti, ky sulm mund të jetë qetësia para furtunës. Sipas Zhejit, nuk është teori konspirative të besosh se Shqipëria mund të jetë pranë një lufte reale. Sipas Zhejit, me anë të këtyre sulmeve vendit i zbulohen forcat ushtarake dhe bazat amerikane në vend, të dhëna të cilat më pas mund të blihen nga një palë e tretë që kërkon të nisë luftën në vend.

Zheji deklaroi se këto sulme vijnë nga boshti lindor, pra nga Irani ose Rusia. Kjo sepse të vendet kanë të njëjtin armik që është Perëndimi. Ai tha se këto sulme i janë drejtur Shqipërisë pasi jemi ose hallka më e dobët e Perëndimit ose një pikë strategjike e fortë.

Ne jemi një vend në lufë, nuk duam ta pranojmë por jemi në luftë hibride. Është gjithmonë prararojë e një lufte tjetër, e një lufte tru per tru. Zbulohen informacione dhe krijohet destabilizim i vendit, zbulohen trupat, bazat, fuqia e zjarrit dhe ajrore dhe të gjitha këto krijojnë një hartë ushtarake në 3D të vendit, për llogari të një pale të tretë.

Ky që ka interes t’i blejë ndoshta kërkon t’i blejë për një luftë pas luftës hibride. Jemi në vijën e afërt të luftës reale, nuk ëshë teori konspirative. Është qetësia para furtunës, lufta është me boshtin lindor. Ka një lidhje të fortë mes Iranit dhe Moskës. Rusia dhe Irani kanë armik Perëndimin. Meqë Shqipëria është një hallkë strategjike, ose na konsiderojnë si hallka më e dobët që sulmohet më lehtë. Mendoj që porositësit janë ose në Tehran ose në Moskë”, tha Zheji në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”.

Rama ftoi pleqtë gjermanë t’u shkurtohet jeta në Shqipëri

Nga Kreshnik Spahiu:

Rama ftoi dje pensionistët Gjermanë, të jetojnë në Shqipëri.
– të shkojnë në spitalet tona gjallë dhe të dalin vdekur,
– të blejnë vilë dhe t’u ndërtohet një gradaçelë në oborr
– të nisen me i hyp trenit të mallrave në Kashar,
– të hypin në makinë dhe të përplasen me të çmendurit
– të dalin në ballkon dhe digjen plehrat e lagjes,
– të hyjnë në dush dhe ngelin me shkumë se s’ka ujë,
– të ngelin brenda në ashensor se s’paguajnë komshinjtë
– të shkojnë të pinë kafe dhe të hanë plumba rikoshet,
– të shkojnë me ble speca dhe t’ua rrisin çmimin 10 fish sapo t’i shohin se janë të huaj,
– të hapin dritaren dhe t’u futet një pëllëmbë pluhur,
– të blejnë tokë dhe t’i dalin 10 pronarë që zihen,
– të blejnë apartament por pa letra dhe pa hipotekë,
– të hapin televizorin dhe t’u dalë Edi Rama,
– të hapin frigoriferin dhe t’u dalë Sali Berisha,
– të hapin lavatriçen dhe t’u dalë Ilir Metaj,
E kush është ai gjerman që vjen t’i shkurtohet jeta?

Studiuesja okulte: “Në vitin 2023 njerëzit do zgjohen, do ta shohin politikën si një fasadë që mbulon gjërat e errëta

Studiuesja e Shkencave Okulte, Pranvera Xhafa, e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se viti 2023 do të sjellë ndryshime drastike dhe njerëzit do mundin t’i shohin. Lidhur me vendin tonë, ajo thotë se prejardhja jonë ilire ka kuptimin e çlirimit, por brenda 10 vitesh, gjithçka do të nisë të jetë më mirë dhe më e qartë.

Katerina Trungu: Thatë që jemi një racë e veçantë ne shqiptarët. Çfarë doni të thoni me këtë? Ku dallojmë ne?

Pranvera Xhafa: Epokat e errëta shpesh kanë ardhur dhe kanë ikur në tokë, ashtu siç është edhe tani që po afron kulmi i saj. Ilirët, ose vetë emri ilir, është fjala për të çliruar ose për të sjellë diçka më të mirë. Ka pasur shumë raca të tjera para nesh, kanë ardhur akoma raca të tjera, në tokë ka 7 raca dhe kur të mbyllen të gjitha ciklet e ardhjes së njerëzve, raca e shtatë, atëherë fillon kulmi i rënies së errësirës. 6-mujori i parë i vitit 2023 do sjellë ndryshime më drastike se këto që kemi parë, por edhe më të mira, më vonë.

Nga fundi i vitit pritet që ju do shikoni komplet politikën si një fasadë që mbulon komplet gjërat e errëta që njerëzit në njëfarë hipnoze nuk i kanë parë dhe nuk i kanë vënë re dhe tani dalëngadalë siç i keni parë, po shikoni disa ndryshime të çuditshme, qoftë edhe te liderët.

Kjo është thjesht fasada dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë. Derisa të arrijnë ta kuptojnë do vazhdohet kjo shfaqje, deri te i fundit njeri që ka dyshime për këtë shfaqje cirk që marrin pjesë shumë njerëz.

Studiuesja thotë se të gjithë janë pre e një lloj magjie, por së shpejti njerëzimi nuk do jetë më një mjet i përdorshëm.

Katerina Trungu: Pak a shumë, ju u ndalët edhe në një si lloj afati se këto janë si më konkrete, mund të themi për Shqipërinë, 2023, 6-mujori i dytë le të themi, ishte më e pastër dhe më e qartë panorama për gjithçka.

Pranvera Xhafa: Do zgjohen edhe më shumë njerëz.

Katerina Trungu: Pas 10 vitesh, e shihni një vend të zhvilluar?

Pranvera Xhafa: Sigurisht në këtë luftë që jemi shumica do mendojë që do humbë dhe do arrijë të realizohet gjithçka që globalizmi ka shfaqur nëpër axhendat e veta. Nuk mund të fitojë askush kundër Zotit, kjo është e sigurt./tvklan.al

Ministrja :”Bëni dush së bashku që të kurseni energjinë

Ministrja e mjedisit e Zvicrës po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga sugjerimet e saj është që njerëzit të bëjnë dush së bashku. Simonetta Sommaruga, 62 vjeçe, sugjeron se njerëzit mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”.

Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe zonja Sommaruga është detyruar të sqarojë se thirrja kishte për qëllim të rinjtë. Ajo pranoi se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë dhe rezultoi në inkurajimin e ndërgjegjësimit për nevojën për të bërë kursime në konsum gjatë muajve të dimrit.Geraldine Savary, redaktore e revistës për femra Femina, është kundër kësaj ideje.

Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të “administrojnë jetën tonë private, deri në detajet më të parëndësishme”.Ajo u tall me idenë në një editorial ironik, duke sugjeruar që zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu, pasi kanë lënë makinat, skuterin dhe biçikletat elektrike në garazh”.

Zbulohet ferma e kanabisit në malin e Olimpit, arrestohen 2 shqiptarë (Foto)

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi janë identifikuarnë një plantacion me 5052 fidanë kanabisi në një zonë të paarritshme në Olimp. Ky është plantacioni i dytë i madh i zbuluar në një kohë të shkurtër nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Sigurisë së Larisës, pasi u parapri nga zbulimi i 2100 fidanëve kanabis në muajin gusht në një zonë malore të Bashkisë Agia. Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje, shkruan zougla. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve.

Punon me to, por Armina Mevlani fton vetëm një nga koleget në dasmë të tjerat jo…

Kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit sigurisht që është dasma e shumëpritur e blogeres Armina Mevlani me djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.Deri më tani dimë se dasma e çiftit do të zhvillohet në një agroturizëm në dalje të Tiranës, fustani i Arminës do të jetë Vivenne Westwood dhe sigurisht të ftuarit do të jenë të shumtë.

Së fundmi, nëpër protale po qarkullon se jo të gjitha vajzat me të cilat Armina drejton emisionin “ Goca dhe Gra” do të jenë të ftuar në festës e madhe.

Sipas Kryefjala,com bëhet me dije se Fatma Haxhialiu dhe Jerina Lalaj nuk janë të ftuara në festë, ndërkohë që e vetmja që do të jetë në dasmën e shumëpritur të Arminës do të jetë, Dalina Buzi. Si duket, Armina nuk ka një raport aq të afërt me Fatmën dhe Jerinën.

Armina tha se në dasmë do të ketë të ftuar 295 persona.Kur u pyet nëse do të kishte të ftuar nga Partia Socialiste, Armina zgjodhi të mos përgjigjej, duke mos e mohuar apo pohuar.

”Kam fjetur me 700 burra/ Gruaja zbulon varësinë ndaj seksit :”Edhe kur blej ushqime, mendoj me vete, nëse ai do të ishte i interesuar?

Një grua, e cila ka fjetur me 700 burra, ka thënë se do të dilte me ta në çdo mundësi të mundshme. Në kulmin e varësisë së saj, ish-konkurrentja e “The Bachelor Australia”, Belinda Rygeir, tha se të shkonte me burra ishte “vazhdimisht në krye” të mendjes së saj edhe kur ajo ishte duke blerë ushqime në dyqan. Ajo tha për MailOnline: “Unë edhe kur blej ushqime, mendoj me vete: “Oh, pyes veten nëse ai do të ishte i interesuar?”.

Belinda tha gjithashtu se varësia e saj i tensiononte miqtë pasi kur dilte në mbrëmje, i braktiste vajzat në mënyrë që të mund të kërkonte burrë. Ajo tha: “Unë kurrë nuk kam qenë e vetëdijshme. Në momentin që dilja jashtë, thoja ‘u është një djalë i mirë’.

Belinda tha se më parë kishte turp t’u tregonte të tjerëve se me sa njerëz kishte fjetur. “Gjithmonë e kam fshehur numrin tim, sepse është mbi 700 dhe kam ndjerë se njerëzit do të më gjykojnë dhe nuk do ta gjej kurrë dashurinë. Unë ende e urrej këtë pyetje, sepse ndjej se është e mbushur me gjykime nga njerëzit e gabuar”.

Megjithatë, Belinda po hedh dritë mbi përvojën e saj për të ndihmuar të tjerët që vuajnë nga varësia ndaj seksit. “Kjo është arsyeja pse unë po flas, për të edukuar dhe frymëzuar njerëzit që të ndihen rehat me veten dhe të kaluarën e tyre dhe të mos gjykojnë veten në radhë të parë, por askënd, pasi nuk e dini kurrë jetën e tyre dhe nuk mundeni nëse nuk e keni jetuar atë. ”, shtoi ajo.

Belinda, e cila ka 10 muaj beqare e shëroi varësinë e saj duke ndjekur kurse për vetë-zhvillim, duke studiuar NLP (programim neuro-gjuhësor) dhe duke bërë frymëmarrje dhe meditim . Ajo po kërkon diçka të bazuar në një ‘lidhje të thellë’, në vend të asaj që ajo e përshkruan si ‘seks me ushqim të shpejtë’.

Më tej ajo shprehet: “ Do të bëj sërish seks por me dikë me të cilin kam lidhje”. Seksi ishte mënyra ime e vërtetimit , që më tregoi se isha e dëshirueshme, por kishte kundër efekt duke më bërë të ndihesha e padashur….

Zbulohet ferma e kanabisit në malin e Olimpit, arrestohen 2 shqiptarë (Foto)

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi janë identifikuarnë një plantacion me 5052 fidanë kanabisi në një zonë të paarritshme në Olimp. Ky është plantacioni i dytë i madh i zbuluar në një kohë të shkurtër nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Sigurisë së Larisës, pasi u parapri nga zbulimi i 2100 fidanëve kanabis në muajin gusht në një zonë malore të Bashkisë Agia. Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje, shkruan zougla. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve.