Rama: Shqipëria do të marrë 6 dronë luftarakë nga Turqia

Shqipëria do të marrë drone bajraktar luftarak. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili tha se vendi ynë do të marrë 6 të tillë dhe do të përdoren për kontrolle të territorit. Në një intervistë për emisionin “Opinion” kreu i qeverisë deklaroi se bisedimet janë bërë me presidentin turk Erdogan.

Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë edhe ne drone bajraktar, dron të armatosur.

Rama: Po, patjetër

Pyetje: Janë të shtrenjtë?

Rama: Janë me çmim të arsyeshëm

Pyetje: Do ti paguajë Shqipëria këto?

Pyetje: Sa dron do të marrë?

Rama: Janë me pako, do të marrim 6 dron të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e drogës etj.


Procedohet 43 vjeçari nga Rakicka e Devollit/ U kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion dhe …

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Rakickë, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në rrugën e fshatit Tren, u kap me mjetin kamion tip “Benz”, duke transportuar një sasi drush zjarri, të prerë në mënyrë të paligjshme.


E rëndë/ Piu fostoksinë, ndërron jetë 44- vjeçari në spitalin e Korçës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Korçës, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë. Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet F. S., 44-vjeç, i lindur në fshatin Poloskë të Devollit, dhe me banim në Tiranë. Policia njofton se ky shtetas kishte konsumuar në Bilisht, lëndë të dyshuar helmuese fotoksinë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.09.2022, në Spitalin Rajonal Korçë ka ndërruar jetë shtetasi F. S., 44 vjeç, lindur në Poloskë, Devoll dhe banues në Tiranë. Nga hetimet e para rezultoi se ky shtetas kishte konsumuar në Bilisht, lëndë të dyshuar helmuese fotoksinë. Sipas deklarimeve të marra nga familjarët, 44-vjeçari shfaqte probleme të shëndetit mendor.


Janë të lidhura prej 10 vitesh dhe kanë edhe fëmijë bashkë/ Dy gratë shqiptare: “Nuk na i njeh ligji…

Alba dhe Eda, që prej 10 vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, janë tashmë nëna të dy vajzave binjake. Në një intervistë në “Goca dhe Gra”, dy zonjat treguan momentin dhe hapat që ndoqën për të sjellë në jetë fëmijë. Gjithë procedurën, ato e kanë bërë në Shqipëri, ku siç thonë, janë përballur me sf ida dhe disk riminimin e mjekëve në klinikat private në vendin tonë.


“Kishim 10 vite marrëdhënie, 7 vite bashkëjetesë. Kemi kaluar çdo gjë së bashku. Fëmijët i kemi dashur që në fillim, por nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, familjare.

Ishte e thjeshtë për ne të vendosnim kush do ta mbante fëmijë. Kemi dashur të kemi fëmijë të dyja, por për mua nuk është problem. Unë kam probleme fizike, kështu që vendosëm që fëmijët do i mbante Eda.


Çdo gjë u bë në Shqipëri. Në një klinikë u diskriminuam, u prezantuam sikur Eda ishte nënë e vetme dhe doktori më pyeti kush je ti, i thash jam shoqja e ngushtë. Tha nuk mund ta bëj sepse nuk ma lejon ligji. Në këtë mënyrë i hap rrugë familjeve LGBT dhe nuk mund ta bëj këtë, më tha doktori”.

Te klinika e tretë që kemi shkuar, çdo gjë shkoi mbarë. Ka qenë procedurë in vitro, shpjegon Alba.

Por, tashmë Alba dhe Eda kanë një beteje ligjore, ligji shqiptar nuk njeh bashkë mëmësinë. Megjithatë, ato thonë se janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund dhe të zgjidhin hapat ligjorë në vendin tonë.

“Jemi në betejë ligjore me gjendjen civile, që të kemi emrin e bashkëmëmësisë,. Në çerdhe është bërë një regjistrim i përkohshëm i vajzave, që të marrim shërbimet bazë, por emri i tyre nuk figuron në e-Albania. Ne jemi në kontakt me avokatë dhe noterë”.

Berisha u drejtohet shqiptarëve: “Koha nuk pret, të ngrihemi në greva dhe protesta

Nga Sali Berisha:

Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprim. Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj.

Por koha ka ardhur, që ne, kësaj qeverie, t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shsqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë të përçmuar në administratë, ndërkohë që duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik.

Të nderuar mësuese dhe mësues, ju vetë e konstatoni se si po rrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i Kushit, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare. U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin tuaj se pari.


U bëj thirrje mjekëve, që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se në vendet e BE, vdiqën sa 3-4 vende me vdekshmërinë më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqvlerësuar. Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva.

U drejtohem biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë te kjo qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve, grave dhe miqve të tij është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë shqiptarët.

U bëj thirrje pedagogëve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e fuqishme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie aty ku e meriton.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, që trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre, e dëgjuat Panganikën çfarë u thoshte, vetëm pse është mik i Veliajt dhe Ramës, po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë.

U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makinë, që të mos pranojnë këtë tirani të çmimit të naftës, sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj.

U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë, se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim personal i një njeriu.

Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më.

Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të PD-së.

Burg kush ndez kondicionerin mbi 19 gradë’/ Balluku: “Fajin e ka ‘Daily Mail’ …

Ministrja për infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka folur nga foltorja e Kuvendit për lajmin që bëri bujë në Shqipëri, por që më pas rezultoi se ishte fake neës. Balluku tha se ne deklaratën e saj për shtetit Zviceran, që dënonte me burg këdo që do të mbante mbi 19 gradë kondicionerin, iu referua artikullit të Daily Mail, duke mos ditur se nuk ishte i vërtetë.
Për këtë ajo tha se Zvicra duhet të hedhe në gjyq atë media
. I referohem Daily Mail, do ta dërgoj në Whatsapp. Kemi artikujt e Daily Mail. I duhet shtetit zvicerian të hedhë në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të mos thotë gjëra të tilla. Dje pame në ekrane se çfarë thotë ministrja e mjedisit për dushet, mund të jetë gënjeshtër, por e ka publikuar BBC dhe CNN. Ne i referohemi burimeve prestigjoze”, tha Balluku .


Aksident i frikshëm në Elbasan/ Fugoni përplas për vdekje 72-vjeçarin me motor(Video)

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem, ku si pasojë ka ndërruar jetë Myslym Saliu 72 vjeç. Policia bën me dije se Në aksident është përfshirë një mjet tip Furgon dhe një motoçikletë, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Grida Duma: Në vitet ‘90 njerëzit qanin, tashmë ikin me qejf nga Shqipëria…

Deputetja demokrate, Grida Duma u shpreh se të rinjtë shqiptarë nuk e përballojnë dot jetesën në vend dhe zgjedhin të largohen jashtë. Në Shqipëri nuk ka jetë detare, nuk ka siguri në bregdet. Kryeministri doli dhe tha e dua të dënuar. I dënuar nuk duhet të jetë ai se ai është vetëm bishti dhe që i mori jetën një 7 vjeçareje në Potam. Ndjej një lloj fajësie se të gjithë jemi prindër dhe e dimë se çdo të thotë ajo tragjedi.

Sa herë flisni për Reformën në Drejtësi se pa drejtësi nuk ka zhvillim. Në vend që të jepni llogari vini na tregoni kush është bluja dhe kush është e kuqja. Nuk ka nevojë të shpiki rrotën njëri në Shqipëri. Kur thonë po ecën ngadalë do të thotë që po ecën keq, kjo është gjuha diplomatike nga andej. Nuk doja të hyja në këto ujëra të errëta, se po ashtu kur diskutohet për anijet, velat, lundrimet ne kemi detyra të mëdha. Kur diskutohet për anijet e lundrimet harrojmë që kemi detyra të mëdha e jo të vogla.

Të mos sillemi sikur jemi udhëheqësit e botës por duhet të udhëheqim gjithsesi.


Gjynah juaj se si i drejtoheni parlamentarëve është një glorifikim për të lartësuar shefin. Ju vini në çdo komision e në çdo dalje në parlament e thoni I kemi bërë të gjitha. A mund t’ia dalë një person me 110 mijë lekë të vjetra? E pyeta zëvendës ministrin e vetëm uli kokën. Në vitet ‘90 pamjet e Shqipërisë me anijet të mbushura plot që udhëtonin jashtë vendit, njerëzit qanin.

Tashmë ikin me qejf nga Shqipëria.

Në Francë me 9 euro një student shëtit gjithë Parisin, ka kartë studenti. Analiza thotë se minimalisht një student në Shqipëri i duhet 510 euro për të jetuar tamam. Vela më e madhe e anijes së Shqipërisë është rinia. Ju e keni çuar velën jashtë vendit prandaj anija e Shqipërisë nuk funksionon dot”, tha Duma.

Mrekullitë ekzistojnë/ 20-vjeçarja shqiptare zgjohet nga koma pas 3 muajsh, jep provimet dhe del me rezultate të shkëlqyera

Mrekullitë ekzistojë dhe këtë na e tregon pikërisht historia e 20-vjeçares shqiptare, Antigona që jeton në Itali. 20-vjeçarja prej tre muajsh ishte në koma dhe arriti ta fitonte betejën me jetë. Pasi doli nga koma 20-vjeçarja, një student ekselente ka dhënë provimet dhe pse kishte mbetur mbrapa për shkak të problemit shëndetësor. Ajo arriti që të merrte provimet dhe të diplomohej me 85 nga 100 ekselente.


Ishte data 28 prill kur vajza me origjinë shqiptare gjatë edukimit fizik, pas një stërvitje jo shumë të lodhshme, humbi ndjenjat duke rënë në krahët e shoqes së klasës. Mediat italaine shkruajnë se Antigona ishte një studente model që të gjithë e shikojnë me admirim, sepse me kalimin e viteve ajo ka mundur të bëhet një nga më të mirat e klasës, pavarësisht mungesave, sepse ndihmonte nënën e saj për të përballuar jetesën.

Antigona më 28 prill pësoi një arrest kardiak. Ishte një profesor ai që i dha ndihmën e parë, duke i bërë masazh zemra dhe frymëmarrje gojë më gojë.


Pas ndihmës së parë Antigona filloi të marrë përsëri frymë, por ndërsa ambulanca e çon në Careggi ajo pëson një atak të ri në zemër. Në spital ajo u operua menjëherë, gjërat dukej se po shkonin mirë, por papritur situata u përkeqësua për herë të tretë. Dhe e reja shkon në një koma të thellë që duket e pakthyeshme për tre muaj.

Provimet e fundit u mbajtën më 20 qershor, por u ngrit një komision që diskutoi për situatën e Antigonës dhe me shpresën që ajo do të zgjohej vendosën që ajo të jepte provimet në shtator.

Por mrekullia ndodhi, Antigona u zgjua dhe po rikuperohej me shpejtësi. Ajo i njihte njerëzit dhe komunikonte me ta.

“Dua t’i bëj provimet me çdo kusht, nuk kam ndërmend të përsëris klasën”, ka thënë 20-vjeçarja.

Antigona doli shumë mirë në provime pas një sfide të gjatë dhe tani po mendon për të ardhmen.

“Sapo të mbaroj rehabilitimin dua të bëhem kuzhiniere dhe nëse është e mundur pastiçiere” tregoi ajo.

Korçari vullnetar kthen lagjen në mozaik ngjyrash, pikturon rrugët dhe mbjell lule

Tomor Hoxha banon në lagjen 14 të qytetit të Korçës. Prej 5 vitesh, me ndihmën e fqinjëve ka ndërmarrë nismën qytetare për të mirëmbajtur hapësirën publike. Kjo lagje merr forma dhe ngjyra të ndryshe nga viti në vit. Tomori pikturon rrugët me motivacione të larmishme si dhe mbjell shumëllojshmëri lulesh. Ai tregon për Report Tv se punët publike kryhen me kontributin vullnetar të banorëve, pa asnjë financim nga bashkia.

Më pëlqen të bëj gjëra të bukura për lagjen time. Më jepet për këto punë. Me këtë komshiun blemë lule fillimisht dhe vazhduam me të tjerat. Sa të jem unë kjo iniciativë do të vazhdojë. Kjo imponon dhe qytetarët ta mbajmë pastër ambientin”, tha Tomor Hoxha.

Në nismën e tij Tomori gjeti dhe mbështetjen e Rami Sulellarit, një ish-ushtaraku në pension.

“Çdo ditë ne pastrojmë rrugën dhe njerëzve u është krijuar ideja qe të mos hedhin asnjë mbeturina as bishtat e cigareve. Është e vështirë se do lek, do investime që të vazhdojë se deri tani ne e kemi mbajtur me buxhetet tona familjare”, tha Rami Sulellari.

Video: