Deputeti i PD: “Plazhet bosh me turistë të varfër, nëse vjet hanin peshk, këtë vit mjaftoheshin me një picë…

Zëvendësministrja e turizmit, Vilma Bello ka pohuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc se aktivitetet e hoteleri turizmit kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë. Në verdiktin e turizmit për këtë vit, Vilma tha se jugu nuk ka qenë i braktisur këtë verë, duke pohuar se gjithçka ka qenë problem perceptimi. Ajo tha se hotelet në Shqipëria kanë pasur rezervime 100% deri në 15 shtator. Sakaq Arbër Agalliu pohon se plazhet e jugut kanë qenë bosh këtë vit dhe se shqiptarët e kanë braktisën turizmin vendas këtë vit.

Ai tha se këtë vit kanë ardhur turistë më të varfër se sa vjet. “Nëse vjet hanin një peshk, këtë vit hanin një picë”, tha Agalliu.

Pjesë nga debati

Vilma Bello: Jugu nuk ka qenë bosh, nuk mund të themi që jugu ishte i braktisur. Ka qenë një problem perceptimi. Shezlonget nuk kanë qenë bosh. Aktivitetet Hoteleri Turizëm kanë pasur rritje këtë vit. Kanë një rritje deri në 15 shtator e kanë full booking. Absolutisht kishte edhe problematika. Referuar shifrave mendoj se jemi në një vit shumë më mirë se sa ishim një vit më parë. Sipërfaqet e plazheve kanë qenë më të shumta se sa më parë.


Arbër Agalliu: Plazhet kanë qenë bosh, të braktisura. Shqiptarët e braktisën turizmin vendas këtë vit. Në Vlorë këtë vit kanë ardhur turist më të varfër se sa vjet. Nëse vjet hanin një peshk, këtë vit hanin një picë.

Sot në Vlorë hotelet nuk kishin as 30% të hoteleve të mbuluara. Kanë turistë që marrin mëngjes me vete dhe pyesin ku ka piceri këtu. Deri më sot ka qenë privati që ka tërhequr turistët. Nuk ka njerëz ka taksa të larta, nuk ka treg, ka informalitet. Nuk ka rregulla.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.