Një godinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Lagjen Nr. 9 të qytetit të Korçës. Zjarri ka nisur rreth orës 16:50 në tarracën e godinës dhe shkak dyshohet të jetë bërë një masë në rrjetin elektrik. Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.
Korçë/Informacion paraprak:
Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.
Merr flakë rrobaqepsia në Korea pic.twitter.com/GVArzIaa1c
— KorcaBlog.com (@korcablog1) September 23, 2022