Maternitetet bosh, në Fier ulet në mënyrë drastike numri i lindjeve

Në Fier lindshmëria është në shifrat më të ulëta historike të saj. “Viti i fundit ka një rënie drastike të numrit të lindjeve.”, thotë mjeku Besnik Brahimaj. Nëse në vitet 90 lindjet kanë qenë deri në 5000 fëmijë, në 2010 arriti në 2500 të tillë, ndërsa prej atij viti rënia filloi në mënyrë drastike, duke arritur në shifra alarmante këtë vit ku deri më tani kanë lindur rreth 500 fëmijë

Besnik Brahimaj: Po të marrim një periudhë kohore nga viti 2010 dhe në vitin 2022 ka ardhur një rënie graduale. Nga viti 2010-2016 kemi qenë te 2000-2600 deri në 2400 lindje. Nga viti 2017-2020 kanë arritur në 2400 lindje ndërsa për këtë vit deri në muajin e shtatë janë rreth 560 lindje.

Për specialistët, arsyet kryesore të uljes së lindjeve lidhen kryesisht me emigracionin masiv të dhjetë viteve të fundit. Besnik Brahimaj: Në radhë të parë është emigracioni. Numri i madh i të rinjve që ikin jashtë shtetit ka bërë që të ulet dhe numri i lindjeve në Fier.

Lindshmëria nuk është problem vetëm në fier por në të gjithë vendin tonë, sipas Institutit të Statistikave në vitin 2017 në vendin tonë kanë lindur 30 869 persona ndërsa në vitin 2021 shifra është ulur në 27 284. Ndërsa në 2020 vendi ynë përjetoj uljen më të madhe historike të shtresës natyrore e cila arriti në 470./ Ora News


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.