Kishin groposur drogën në plazh, kapet mat çifti në Greqi…

Një çift grek, burrë e një grua, ishin vënë nën vëzhgim nga oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve të Pirgos , për të cilët kishin informacione se tregtonin drogë në Ilia. Kur i panë duke mbërritur me një automjet në një plazh në zonën e Bashkisë së Pinios, kuptuan se ata nuk kishinardhur për plazh.Gjatë vëzhgimit, oficerët e policisë panë burrin duke nxjerrë nga toka ku i kishte groposur dy pako me drogë duke i arrestuar menjëherë. Kur hapën pakot, brenda tyre gjetën gjithsej dy kilogramë e 25 gramë kanabis të papërpunuar të tharë. Më pas gjatë kontrolliy në banesën e çiftit u gjetën edhe shtatë gramë kanabis. Ndaj tyre është ngritur një dosje për veprat penale të mbajtjes, transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe janë dërguar në Prokurorinë e Amaliadës, shkruan Protothema.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.