Bordi rrit çmimet e naftës dhe gazit, publikon njoftimin :“U rrit dollari …

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet në vend. Sipas vendimit më të fundit të Bordit, nafta me pakicë do të shitet 223 lekë/litri. Benzina do të shitet me 194 lekë, ndërsa gazi 78 lekë/litri. Bordi i Transparencës përmes një njoftimi thekson se vendimet e sotme janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursë. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktoreve
1. bursa +31 usd ton nga data 15 Shtator.
2. kursi dollarit nga 117.2 $ në afërsisht 120 $.
Ndërsa për benzinen është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka levizje çmimi.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Arrestohet 33-vjeçari nga Korça/ Kërkohej për tentativë vrasje dhe… (Video)

33-vjeçari nga Korça, Daniel Hajro, i shpallur në kërkim për tentative vrasje është arrestuar sot në qytetin juglindor. Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të kërkuari për krime kundër jetës dhe shëndetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– D. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Protestat do të fillojnë së shpejti”/Berisha paralajmëron:“ Do ta përmbysim këtë regjim…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur ndryshe sot një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka zgjedhur që të komunikojë online. Ish-kryeministri komentoi protestat që pati paralajmëruar se do zhvillohen në shtator. Berisha u shpreh se me qeverisjen e Edi Ramës, shtresa e varfër është më e dëmtuara dhe se shumë shpejt do të nisin sërish protestat dhe grevat për të përmbysur këtë regjim.

“Polarizmi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejtë asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Rama votat nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresa të shoqërisë ka mospranimin dhe dhunim e votës nga Edi Rama. Protestat do fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shty, por edhe shtytja e tyre bëhet për shumë aspekte e padurueshme, protestat dhe grevat e gjithanshme do jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga regjimi autoritar”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se të hënën Këshilli i PD do të miratojë udhëzimin për zgjedhjen e kryetarët të bashkive sipas primares.

“Të hënën Këshilli i PD miraton udhëzimin për zgjedhjen e kryetarët të bashkive sipas primares. Në një kohë të shkurtër do të përpunohet udhëzimi për Këshilltarët, primarët do të kenë të hënë gati kuadrin ligjor. Ngjarje e madhe për PD për të shtrirë pluralitetin brenda PD”, tha Berisha.