Po vjen stuhia e erës dhe shiut në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes thirrje Bashkive: “Merrni masa!

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve si dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njërëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundëshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente.

Biznesmeni Gey nga Tepelena bën namin në javën e modës në New York: “ Merr ftesë për në Kore…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani u bë imazh kryesor i të dy emrave të rëndësishëm të industrisë në javën e modës në New York: “MuaMua” dhe prestigjozes “Besfxxxk” (Bisfak). MuaMua” firma që ka veshur yje si Avril Lavigne, Jennifer Lopez dhe Madonna bashkëpunoi me Ilirjanin për hapjen e sfilatës. Fustani me të cilin u hap sfilata e stilistit Jae hyuk u pagëzua me emrin “Ilirjani”. Pjesëmarrja në “Spring Studios” u vlerësua nga kritika dhe revistat “Vogue” e “Metropolitan”. Ilirjanit iu dha ftesa e pjesëmarrjes në javën e modës në Seul të Koresë së jugut dhe New York në muajt shkurt dhe mars të vitit që vjen, si imazhi kryesor i 6 firmave.

Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë, ja detajet nga dasma më e përfolur(Foto)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë historinë e tyre në martesë. 25 shtatori do të mbahet mend gjatë. Gjithçka nisi rastësisht, ndërsa sonte kur plotësohet rreth një dekadë nga lidhja e tyre, çifti ka vendosur të kurorëzohet. Detaje të zbuluara herë pas here, ndërsa mbrëmja e sotme është e mbushur plot me surpriza. Nga stoli i premtimeve pranë liqenit të Como-s, me unazën që Armina mban në dorë, te detajet mes çifitit që natyrisht bëjnë diferencën.

Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë. Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit me detajet e kuruara dora magjike e “Geraldina Sposa” Armina dhe Shkëlzeni festojnë sot për dashurinë mes 300 të ftuarve.

E pazakontë në Qarkun e Korçës / Njihuni me bashkinë e vetme në Shqipëri që nuk ka asnjë farmaci…

Që Shqipëria është vend çudirash, tashmë kjo gjë dihet, por historia që do lexoni më poshtë me siguri që nuk do e besoni, por ja që është e vërtetë. Në juglindje të vendit është një bashki, që nuk ka asnjë farmaci. Seriozisht do thoni ju? Po, po shumë seriozisht, është bashkia e Pustecit. Kjo është bashkia më e vogël në Shqipëri dhe kur është bërë censusi i fundit në vitin 2011, nuëmronte afro 3.300 banorë.

Sigurisht që tani janë akoma dhe më pak duke, dike ditur që emigrimi i viteve të fundit ka përfshirë edhe këtë bashki, ashtu si gjithë pjesën tjetër të vendit.Pusteci është i vetmi vend ku banorët nuk kanë se ku të blejnë as ilaçet bazë. Banorët thonë se nuk ka farmaci dhe ata shkojnë në Korçë ose Pogradec për ilaçet që iu duhen.

“Turp i madh që gjithë kjo zonë që është këtu të shkojmë në Korçë për një ilaç. Doktori s’ka faj. Farmaci të jetë e hapur dhe të ketë farmacistë”, thotë njëri nga banorët e zonës. Ata kërkojnë që të paktën të hapet një farmaci që mos të sorallaten më në Korçë ose Pogradec.