Pas akuzave të Deizi Arapit/ Reagon deputeti Nallbati: Është nxitur nga dikush tjetër…

Pasi i dogjën makinën për herë të dytë, vajza nga Bilishti, Deizi Arapi hodhi akuza ndaj ish-kryebashkiakut, Bledion Nallbati. Vajza e cila pak kohë më parë u arrestua bashkë me motrën e saj për prishje të qetësisë publike në Bilisht dhe kundërshtim të forcave të policisë, ka deklaruar sot pasi i dogjën mjetin se autor kryesor që fshihet pas ngjarjes është Nallbati. Pas dëshmisë së Deizi Arapit për një konflikt të pretenduar me deputetin Bledjon Nallbati, ka reaguar ky i fundit.

Nallbati: Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër.

Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.