Këngëtari shqiptar: “Testosteroni të jep shumë epsh ,çmendesha po të mos bëja seks 2-3 herë në ditë…

Valon Shehu është një ndër këngëtarët shqiptar më të dashur nga vajzat. Ai aktualisht po konkuron në Dance With Me dhe duket se po argëtohet vërtetë. Së fundmi, gjatë provave Valoni ka treguar se më përpara është marrë me bodybuilding, por e ka lënë. Sakaq, këngëtari ka zbuluar dhe arsyen. “Kam ushtruar më përpara me bodybuilding. Arsyeja pse e kam lënë është sepse kur shkoja të këndoja nëpër lokale nuk e dija a isha bodyguard apo këngëtar. Testosteroni të jep shumë epsh për seks, nëse nuk bëja seks 2-3 herë në ditë çmendesha”, ka treguar ai .

“Greta Koçi nuk është më 16 vjeç”/ Zbuloni sa vite mbush sot këngëtarja shumë e dashur nga publikun…

Greta Koçi është rritur! Këngëtarja ndonëse në syrin e publikut ka mbetur 16 vjeç, ajo sot feston ditëlindjen e e saj të 31-të. Këngëtarja ka ndarë në Instagramin e saj një video ku krahas shkruan: “Është ditëlindja ime.” Ajo ka marrë shumë urime nga ndjekësit por më të bukurin ia ka bërë motra e saj, Eni Koçi. Këngëtarja shprehet e lumtur për prezencën në jetën e saj duke iu referuar si shoqja më e mirë.“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Gëzuar për motrën dhe shoqen time më të mirë. Uroj të festosh edhe 100 ditëlindje të tjera plot gëzime dhe lumturi. Je njeriu më i veçantë në jetën time dhe dua të të shoh gjithmonë të lumtur e të buzëqeshur. Poor mos të harrojmë që do të jesh dhe tezja më e bukur në botë. Të dua”.

Avokatja myslimane: “Të lejohen me ligj martesat e një burri me shumë gra në Shqipëri…

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.

“I mbajnë fshehtas ato gratë e tjera. Madje edhe kur i kam mësuar u kam thënë, e para ka mungesë burrnie, mungesë sinqeriteti, që te hoxha i cili bën këtë martesë dhe e di shumë mire që gruaja e parë e atij burri nuk është në dijeni për atë martesë. Që këtu ai hoxhë shkel atë rregullin kryesor të martesës në Islam që është publiciteti dhe që gruaja e parë duhet të jap miratimin.

Kjo bëhet për të garantuar një lloj harmonie dhe marrëdhënie të mirë.

E imagjinoni dot se çfarë do të bënte një grua e cila zbulon se ky burrë paska fëmijë dhe marrëdhënie paralele! Ka sjellë probleme sociale të panumërta, qoftë për fëmijët e lindur që konsiderohen jashtë martese, qoftë për personat që mbajnë lidhje jashtëmartesore, qoftë të personave që nuk divorcohen ligjërisht, por vetëm në xhami. Poligaminë e para duhet ta legjitimojmë sepse ekziston de facto”, shprehet ajo.

“Frikacak, bëhu burrë”/ Moderatorja e njohur shpërthen ndaj futbollistit të Kombëtares shqiptare se e përndjek…

Modelja Erjola Doci ka akuzuar futbollostin Eros Grezda, se e ka ngacmuar. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend””- tha ajo.“ Bëhu burrë”, iu drejtua më tej ajo futbollistit të Kombëtares. Ky i fundit për momentin është i lidhur me një modele spanjolle, ndërsa më pas ka qenë në një lidhje me Oriola Marashin.

Sali Berisha nuk humb kohë :”Gati për protesta në vjeshtë…

Kreu i PD nuk zhvilloi asnjë protestë në shtator ashtu siç kishte parashikuar teksa pakënaqësia e qytetarëve opozitare shprehej edhe në rrjetet sociale. Ai ka premtuar bashkëpunim me partinë e Lirisë dhe çdo parti tjetër që është e vendosur të angazhohet në lëvizjen në mbrojtje të interesit kombëtar të shqiptarëve.Ndaj dhe kjo vjeshtë duhet të jetë vjeshta e protestave ose “pranvera e demokracisë” .Njerëzit janë të gatshëm, presin vetëm mobilizim. Ata mobilizohen kur të besojnë se ne e kemi me seriozitetin më të madh këtë betejë. Kur të binden se ne do i shkojmë deri në fund misionit tonë”. Duhet të kalojmë në forma të shumëllojta qëndrese, revolte, kryengritje paqësore”,-shtoi ai. Nuk ka mision më motivues se sa ky. Unë kam besim të madh se nga kjo mbledhje ne do arrijmë të shpërndajmë në mbarë vendin në një situatë të elektrizuar nga pakënaqësia e madhe ndaj kësaj qeverie”, u shpreh Berisha.

Pati 300 të ftuar/ Këta ishin Vip-at e ftuar në dasmën e Shkëlzen Berishës dhe Arminës

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Në një dasmë madhështore, janë 300 të ftuar. Jo vetëm politikanë, por edhe njerëz të njohur të medias, miq të çiftit. Dalina Buzi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Juljan Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, janë disa prej të ftuarve të cilët kanë ndarë foto dhe momente nga dasma në rrjetet e tyre sociale.

Po ikin të gjithë në Gjermani/ Fermeri Korçar : S’ka punëtorë na mbetën mollët pa mledhur….

Largimi i vazhdueshëm i forcës punëtore në vend drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera ka bërë që fermerët të vuajnë shumë mungesën e forcës punëtore. Edhe ata punëtorë që kanë mbetur refuzojnë të vijnë për shkak të pagesave shumë të ulta që iu japin fermerët dhe ndaj preferojnë të emigrojnë. Pagesa zakonisht është te 15 mijë lekë të vjetra në ditë që janë shumë pak, duke ditur që do punosh me orë të tëra dhe në kushte aspak të favorshme.

Ylver Bylykbashi, është një nga fermerët e qarkut të Korçës, që merret me kultivimin e mollës. Ai pranon se nëse punëtorët do të paguhen më shumë për një ditë pune, kostoja e prodhimit rritet më tej.

Fenomeni i mungesës së fuqisë punëtore duket edhe më i mprehtë në qarkun Fier, Fermerët në zonën e Kurjanit në Roskovec, ku dominojnë ullishtet, thonë se largimi i të rinjve është një problematikë që këtë vit është bërë edhe më shqetësuese.

Ata kërkojnë ndërtimin e një pike grumbulluese për ullirin në këtë zonë.Si çdo sektor tjetër edhe bujqësia po përballet me emigracionin ku në shumë fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit, ndërsa toka kërkon krah pune për të nxitur më tej degën kryesore të ekonomisë.

Moti i keq “godet” Shqipërinë, paralajmërohet tornado(Harta)

Mbrëmjen e sotme moti në vendin tonë do të përkeqësohet pasi një pjesë e stuhisë “Bogdan” që prek Italinë dhe Greqinë do të lëvizë drejt jugut të Shqipërisë.Konkretisht priten reshje të dendura shiu dhe stuhi, breshër dhe erëra të forta, ndërsa në Greqi ka mundësi edhe për tornado. Sipas mediave greke në zonat perëndimore-veriperëndimore të Greqisë priten reshje të dendura shiu dhe stuhi nga orët e mbrëmjes së sotme të cilat pritet të vazhdojnë deri në orët e mesditës së të martës.


Efektet vende-vende në Jon, Epir dhe Kontinentin Perëndimor do të jenë të forta dhe priten të shoqërohen me reshje të larta shiu. Episodi i pritshëm i reshjeve është i Kategorisë 3 sipas Indeksit Rajonal të Reshjeve (RPI).

Vlen të theksohet se në orët e mëngjesit të së martës 27/09 gjatë shfaqjes së stuhive në pjesë të detit Jon si dhe në pjesët bregdetare të jugut të vendit ka mundësi për tornado . Harta e mëposhtme tregon reshjet kumulative të pritura gjatë ditës së hënë 26/09 deri në mesditën e së martës 27/09 dhe përmbledh zonat kryesore me rrezik të lartë.

Rritja e çmimeve/ Shqiptarët po i kthehen përdorimit të saçit…

Kjo pajisje e vjetëruar, është zgjidhja e amvisave për t”i shpëtuar faturave të kripura të energjisë elektrike që pritet të aplikohen brenda disa javësh. Harruar nëpër depot e shtëpive, saçi tani është kthyer në shpëtimtarin e atyre që e duan bukën nga duart e tyre, pavarësisht procesit të gjatë e të lodhshëm. Por nëse në fshat tradita e bërjes së bukës apo e laktorit në shtëpi ,do të vazhdojë madje do të kthehet në origjinë, në qytet gjërat janë ndryshe….Fanatikët e bukës së bërë në shtëpi, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohen furrave me shpresë se do gjejne shijen dhe cilësinë që duan. Të moshurarit thonë se nuk preken nga vendosja e fashës pasi shpenzojnë pak. Me fashën e re të energjisë familjet që shpenzojnë mbi 800 kw në muaj do te paguajne atë më 42 lekë kilovatorin, nga 9.5 që është aktualisht.

Mjeku e pranon live: “Edhe unë kam marrë bakshish, nuk kam turp, as frikë…

Mjeku Ilir Allkja thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, mjeku Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt. “Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë.

Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania. Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, theksoi ai.

Reagimi i mjekut sot erdhi pas një operacioni policor të kryer mesditën e të premtes në Tiranë. Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku u shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.

Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë. Më pas ndërhyri për arrestimin e tij. Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion. Mësohet se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.

Paralajmërimi shqetësues i sizmologut grek: Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë

Probabiliteti që zona e Follorinës të përjetojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është përkatësisht 69%, 30% dhe 25%”, ka thënë profesori i sizmologjisë në AUTH Theodoros Tsapanos. Përfundimet vijnë nga programi kërkimor “analiza dhe evidentimi i rrezikut lokal sizmik në zonën e Bashkisë Follorinë”, që është afër edhe me Shqipërinë. Menjëherë pas tërmetit të 9 janarit 2022 me magnitudë 5.4, zona e Follorinës u studiua nga sizmiologët me Departamentin e Gjeofizikës dhe Gjeologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut nën drejtimin e Theodore Tsapanos, për të monitoruara fenomenin për llogari të Bashkisë Follorinë.

Tërmeti dhe qindra mikrotërmetet që u regjistruan kishin një thellësi të vogël, nga 6 km deri në maksimum 20 km, ndërsa thellësia nga e ka origjinën tërmeti kryesor ka qenë 8 km.

Një mikro-rrjet sizmografësh digjitalë të laboratorit u zhvillua në të gjithë gamën gjeografike të qytetit, në ndërtesa publike, shkolla, sallat e universiteteve, me qëllim që, siç përmend Tsapanos, “të ketë një regjistrim të detajuar të aktivitetit mikrosizmik, për të bërë matje gjeoelektrike të rilevimit në një sipërfaqe të madhe për hartëzimin e formacioneve gjeologjike dhe të thyerjeve të mundshme aktive”. Sipas studimit “tërmeti i 9 janarit 2022 ka ndodhur në një çarje prej 8.5 kilometrash. Ai ka qenë sipërfaqësor ashtu si edhe pasgoditjet e tij.

Tërmeti ka ndodhur në një pjesë të një strukture tektonike që thyehet dhe vazhdimësia e së cilës arrin deri në Manastir, e cila, megjithatë, siç theksojnë shkencëtarët, “mbeti joaktive gjatë gjithë studimit”. Pyetjes se pse tërmetet dhe qindra pasgoditjet që pasuan janë ndjerë fuqishëm nga qytetarët, Tsapanos shpjegoi se kjo ndodh për faktin se “epiqendra e të gjithëve ka qenë shumë afër qytetit, ka qenë në një thellësia e vogël fokale dhe drejtimi i tyre ishte drejt qytetit”.

Ai deklaroi se ka një shans 59.58% për një tërmet me magnitudë 6.0 deri në vitin 2030, dhe se probabiliteti që rajoni të prodhojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është 69%, 30% dhe 25%, respektivisht.

Bëhuni gati, ja kur nis aplikimi për llotarinë amerikane(Datat)

Datat për aplikimin për Lotarinë Amerikane DV-2024 janë hapur. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, mësohet se aplikantët duke filluar nga e mërkura, 5 tetor 2022 deri ditën e martë, 8 nëntor 2022 në mesditë do të kenë mundësi që në faqen zyrtare të lotarisë së vizave të diversitetit të Departamentit të Shtetit të aplikojnë. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Ndërkohë, në njoftim theksohet se aplikimet për lotari duhet të jenë në përputhje me kërkesat strikte të Departamentit të Shtetit.

Tërmet në tregun valutor/ Dollari kap majat, Euro në situatë dramatike

Monedha europiane është duke përjetuar ditët më të këqija në tregun vendas në raport me lekun. Euro ra sot në nivelin më të ulët të 20-viteve, duke rënë nën 96 cent kundrejt dollarit amerikan, rënia më e madhe në dy dekada. Monedha e vetme, e cila hyri në qarkullim fizik në 2002-shin, ra në 0.9550 dollarë kundrejt monedhës së gjelbër, përpara se të rritej përsëri. Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbye sot me mesatarisht 116.32 lekë ndërkohë që e mbylli javën me 116.58 lekë.

Ndërkohë, situata duket krejtësisht ndryshe sa i përket dollarit. Një dollar këmbehet sot me 120.12 lekë, ndërkohë që në fund të javës së shkuar ishte 119.46 lekë.

Krahas zhvillimeve ndërkombëtare, zhvlerësimi i ndjeshëm i euro në tregun shqiptar lidhet edhe me sasinë e madhe të monedhës europiane që është futur gjatë muajve të fundit në Shqipëri duke e kthyer vendin në një lavatriçe të mëdha parash, të cilat investohen kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Nga situata e krijuar me euron preken drejtpërdrejt ata që kanë të ardhura në këtë monedhë dhe shpenzimet në lekë dhe përfitojnë shumë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe shpenzimet në euro.

Procedohet 52-vjeçari nga Maliqi/ U kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion dhe…

Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 52 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në afërsi të fshatit Novoselë, duke transportuar me automjetin kamion tip “Benz”, 12 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

E spërkat me benzinë dhe i vë flakën, momenti kur autori djeg furgonin në Korçë(Video)

Korcablog.com ka siguruar pamjet nga momenti ku një person i vë flakën furgonit të Renato Torollarit në Korçë.Momenti është filmuar nga një kamer sigurie, ku në të shihet një person që afrohet me një bidon në dorë dhe më pas hedh benzinën duke i vënë flakën furgonit. Furgoni ishte parkuar para banesës në lagjen nr 17, ndërsa përdorej për transport udhëtarësh. Pronari thotë se nuk ka pasur ndonjë konflikt apo problem. Ai thotë se mund t’ja kenë djegur për shkak të konkurencës.