I dogjën fugonin që transportonte udhëtarë/ Renato Torollari: S’kam konflike, zjarrvënia prej konkurrencës!

Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm shtetasit Renato Torollari i dogjën furgonin e firmës “Morava 93” që kryen transport udhëtarësh me bazë qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17 dhe u raportua në polici, teksa kjo e fundit konstatoi se ngjarja është e qëllimshme. Pronari i fugonit është prononcuar për mediat, teksa mohon të ketë konflikte me njeri, ndërsa shprehet se zjarrvënia ka ndodhur prej konkurrencës.

Siç e shikoni dhe vetë i kanë vënë zjarrin autobusit dhe e gjithë kjo si pasojë e konkurrencës së punës. Linja Korçë-Poogradec, Korçë-Sarandë dhe Korçë-Gjirokastër.

Nuk bëhet më si mjet. Me persona të tjerë s’kam probleme, me askënd, thjesht konkurrenca”, thotë pronari i fugonit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.