“Po fola unë për ty, prishen shumë familje”/ Degradon Për’puthen: “Debile, idiote! Mbylle gojën (Video)

Një debat ka degjeneruar në emisionin “Për’puthen”, ku dy konkurrentet kanë ofenduar njëra-tjetrën. Sherri nisi pas takimit të konkurretes Xhemi me Petron. Konkurrentja Eda, i tha Xhemit që kjo e fundit të mos shtirej si dikush tjetër. Kaq u desh që debati mes vajzave të degradonte në ofendime dhe paralajmërime për gjyq.

Debati në studio:

Eda: Kam aq shumë informacione sa fytyra jote…

Xheni: Pusho idjote, debile. Mbylle gojën dhe mos fol

Eda: Kjo është Xheni të dashur miq… Nëse flas unë prishen familje

Xheni: Tregoi pra informacionet tregoi…

Eda: Ti e di shumë mirë se çfarë di unë për ty. Do i shpërndaj të gjitha.

Xheni: Unë nuk e di, por do t’i dëgjoj, jam e hapur

Eda: Lidhja jote, un do t’i hap, do t’i shpërndaj të gjitha

Xheni: Unë me ty do ta ndjek në rrugë ligjore

Eda: Mos bëj rolin e Shën Mërisë mua se të njoh shumë mirë kush je..


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.