Shkoi në vendngjarje për një aksident/ Makina përplas policin në tunelin e Krrabës(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Elbasanit. Mësohet se efektivi Ferdinand Brahja bashkë me një koleg të tij ishin thirrur për një aksident në tunelin e Elbasanit .Sapo kanë mbërritur në vendngjarje e kanë zbritur nga makina e tyre, një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë ka përplasur efektivin Brahja. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij paraqitet shumë kritike për jetën.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia


Berisha: “Do çojmë ligjin që të ndalojë komunistët në Kuvend…

Sali Berisha u shpreh në një takim me banorët e Gramshit se nesër do të dorëzojnë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit.Berisha tha se tashmë janë në prag të primareve dhe me futjen e tyre i japin një frymëmarrje demokracisë shqiptare. “Jemi në prag primareve. Shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje ju, të bëni gjithçka që ky proces të jetë më seriozi. Me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje demokracisë shqiptare.

Nëse PS-ja e hoqi votimin brenda saj. E morët vesh që në PS nuk votohet më për zgjedhjet e kryetarëve të degëve, gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës nga kryesia e partisë dhe sekretari i parë, kryetari Edi Rama.

Ju dëgjova për të gjitha vërejtjet e drejta dhe do të them edhe një gjë, meqenëse keni qenë dhe në Itali. Lufta kundër komunizmit në shkallë botërore nuk u zhvillua. Në ç’kuptim, komunizmi ka pasur nga 100 deri në 200 milionë viktima. Nazizmi me luftë ka pasur 20-30 mln viktima.


Për nazizmin u bë një gjyq në Nuremberg, por në çdo skaj të asaj toke viheshin tabela ‘kurrë më’, pikërisht për tu ndarë nga nazizmi. Kjo nuk ndodhi me komunizmin. Ne vendosëm ligjin, e luftës kundër gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij.

Nesër ne dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2008 ligjin e lustracionit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtë. Ne përsëri i qëndrojmë qëndrimit tonë dhe do ta dorëzojmë në parlament.”-deklaroi Berisha.

Rama mohon se merr urdhëra nga Erdogan: “Mua nuk më bën dot presion asnjë …

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe njëherë akuzave për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama është pyetur nëse ka pasur ndërhyrje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të cilën kryeministri e mohoi kategorikisht. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

Pyetja: A ka pasur ndikim Erdogani në vendimmarrjen tuaj?

Rama :Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’u referoheni fakteve. Pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin. Po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash, kur ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush.

Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast. Spostimi i godinës është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë.

Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës. Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë” – tha Rama.


Rama : “Në Vlorë ikën Ahmetaj, drejtues qarku Blendi Klosi! Spiropali shkon në Shkodër, Majko në Kukës…

Në zgjedhjet vendore të pranverës së vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama do të ketë një skuadër të re organizative. Ndryshimet janë bërë mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie. Mësohet se në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës ka ndryshime të drejtuesve politikë. Arben Ahmetaj nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi. Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. E ndërsa Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.

Elisa Spiropali Shkoder

Pandeli Majko Kukes

Blendi Klosi Vlore


A shtyhet dita me 500 leke ne Tirane? Ja cfare tregon e reja nga eksperienca e saj (Video)

Blogerja Hilda Kertalli, e cila eshte perfolur ne rrjetet sociale si sozia e Dua Lipes, eshte nga te paktat blogere Shqiptare te suksesshme ne youtube dhe me gjere. Videot e saj marrin qindra mijera shikime ku dhe komentet nuk jane te pakta.Ne nje video te publikuar se fundmi, Hilda pyet ndjekesit e saj, a shtyhet dita me 500 lekë në tiranë?Ne nje eksperience personale ajo tregon se cfare mund te konsumosh brenda kesaj shume te kufizuar. Per me teper ndiqni videon.

Video: