Italia ofron pesë mijë euro nëse transferoheni në këtë fshat…

Fshati Roseto Valfortore, në provincën e Foggia, është një nga më të bukurit në Itali por pavarësisht kësaj, në dekadat e fundit ai ka pësuar një shpopullim gradual. Për të mos e lënë fshatin nën mëshirën e fatit, Bashkia Roseto Valfortore ka ofruar një kontribut ekonomik prej 5000 euro për ata që vendosin të shpërngulen në zonën piktoreske. Roseto Valfortore sot ka një popullsi prej pak më shumë se 1000 banorë.

Me kalimin e kohës ai ka pësuar një braktisje graduale dhe iniciativa e bashkisë ka si qëllim që të inkurajojë si familjet ashtu edhe biznesit që ta ripopullojnë fshatin, raportojnë mediat në vend. Për të nxitur ardhjet, Bashkia ka akorduar 50 mijë euro të cilat do t’u shpërndahen atyre që vendosin të shpërngulen në fshatin e vogël ose me punë ose me një vendbanim të ri.

Si mund të përfitohen 5 000 euro?

Kushdo që dëshiron të kalojë në Roseto Valfortore mund të përfitojë nga kontributi prej 5000 eurosh. Fondet do të shpërndahen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së aplikimit. Mund të aplikojnë si ata që dëshirojnë të shpërngulen në fshat por edhe ata që duan të hapin një biznes.

Bashkia do t’u japë përparësi familjeve në të cilat të paktën njëri prej anëtarëve është shtetas Rosetan. Kontributi ekonomik i njëhershëm dhe i pakthyeshëm synon rinovimin ose blerjen e një shtëpie. Për bizneset, 5000 euro do të jepen për të nisur biznesin. Njoftimet janë të disponueshme në faqen e internetit të Bashkisë. /abcnews.al/


Kriza ekonimike “Çmend” Dj Cherry e ‘Zonë e Lirë’/ Policia e kap me 5 emigrantë të paligjshëm….

Dj Cherry është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka transportuar disa emigrantë të paligjshëm. Raportohet se Dj Cherry, emri i vërtetë i të cilit është Ardian Kola, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.Në njoftimin e policisë, thuhet se ai po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit”.Mirëpo, Cherry nuk i është bindur policisë e më pas ka vijuar me udhëtimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Road Guard 27”, ndalohet një shtetas, i dyshuar si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Kush largohet nga Shqipëria nuk do as familjen dhe as atdheun”

Nga Prof.Dr. Pirro Prifti :

Dje me keqardhje gjatë një bisede me një nga studentët e mi mora vesh se do të largohej nga Shqipëria. Përse? E pyeta unë. -Por për një rrogë më të madhe, jetë më të mirë. Po mirë i thashë unë , kush do të kujdeset për babanë, nënën, familjen pasi do të ikësh ti? Ai buzëqeshi dhe tha:… do bëjnë si do bëjnë unë do ti ndihmoj…. Unë këmbëngula, por a e di ti se rroga aty nuk është aq e madhe sa thuhet dhe se do të punosh çdo ditë me orar të zgjatur, madje mund edhe të trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë por varet se në cilin vënd do të shkoni. -Në Gjermani. Nuk arrita t`ja mbush mëndjen.

Problemet e largimit të të rinjve sidomos atyre me shkollë të lartë nga Shqipëria janë dramatike për vëndin tonë.

Vetëm Rumania mund të na e marrë në Europë për largimet nga vëndi përkatës, duke përjashtuar largimet që kanë dalë nga lufta në Ukrainë. Dihet se sistemet e demokracisë liberale Europiano perëndimore si dhe ato të SHBA, Angli, Australi dhe Kanada, kanë përdorur strategjinë e Globalizmit pra të një bote të unifikuar ku njeriu mund të shkojë kudo për të punuar e jetuar konform të drejtave dhe lirive të njeriut, pra çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën e tij duke menduar se mund të jetë më mirë në një vënd tjetër. Ky opinion ndër shqiptarë është shumë i preferuar dhe çdo vit mund të çvendosen nga Shqipëria rreth 50 mijë njerëz , pa përfshirë ata që kthehen.

Kështu Shqipëria por bëhet një vënd me njerëz të moshës së Tretë dhe sot në 2022 ky kontigjent është mbi 620.000 njerëz apo ¼ e gjithë popullsisë së vëndit tonë. Shkqet e largimit të rinisë kryesisht, largim i cili është më i dëmshmi për vëndin, janë largimet e të rinjve e sidomos të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë. Por përse ata largohen?

Dihet se përse, por mund ti rreshtojmë se shkaqet më të zakonshme janë:

Rrogat e vogla në Shqipëri
Kushtet e jetesës minimale sidomos në zonat rurale,
Mungesa e interesimit nga shteti për të punësuar të rinjtë e talentuar në vnëdet ku ata mund të japin më shumë,
Mungesa e një Programi për realizimin e kontratave të punës ku të përfshihet jo vetëm rroga por edhe banesa, kopshti, apo çerdhja, lëvizja me makinë për personin që do të punësohet jashtë vëndit ku banon, kjo e vlefshme për Bashkite e të gjithë vëndit
Mungesa e perspektivës në zonat rurale gjë që e cila ka shkaktuar lëvizje massive jo vetëm jashtë vendit por edhe brënda vëndit
Mungesa e një stabiliteti politik ku përplasjet politike reflektohen tek të rinjtë si një pasiguri për jetën dhe ë ardhmen e tyre
Korrupsioni i lartë gjë që ka shkaktuar një Sistem shëndetësor public të dobët ku pacientët nuk marrin kujdes të mjaftueshëm shëndetësor e për pasojë duhet të paguajnë nën dorë shuma të mëdha për medikamente, shtrime në spital, etj
Probleme të Arsimit kryeisht të lartë dhe profesional ku Programet dhe Kurrikulat nuk janë të njëjta me ato të BE gjë që shkaktojnë uljen e cilësisë së mësim dhënies dhe praktikave në Universitete,
Problemet janë të shumta gjë që reflektojnë vendimmarrjen për largim nga vëndi të rinisë tonë.


Sigurisht problemet e shumta në Shqipëri thellohen edhe më kur rinia sheh se shumica e të pasurve shqiptarë, shumica e politikanëve të majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion, dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit duke dhënë shembullin më të keq që mund të japë një politikan shqiptar por dhe një i pasur shqiptar.

Një problem madhor është edhe reklamat dhe promovimet që po bëjnë shoqatat e huaja kryesisht gjermane, italiane etj për të thithur në tregun e tyre të punës, punëtorë shqiptarë të kualifikuar ose jo, dhe kjo propagandë bëhet në tv private dhe publike shqiptare, gjë që tregon se shteti ynë nuk po e bën prioritet shqetësimin e largimit të të rinjve nga vendi.

Një aspekt tjetër negativ është edhe problem se shteti shqiptar nuk interesohet për të rinjtë e atdheut që po largohen, është se të diplomuarit nga universitetet publike janë diplomuar me paratë e taksapaguesve tanë për pedagogët, laboratorët (ato që janë), godinat e universiteteve, etj. Kjo është një arsye e fortë që institucionet e huaja dhe shoqatat e huaja që marrin të rinjtë tanë të diplomuar duhet të realizojnë një kontratë me shtetin shqiptar për këta të diplomuar, kontratë e cila duhet të ketë disa pika , midis të cilave edhe këto insitucione të huaja duhet të paguajnë shtetin shqiptar një taksë për të diplomuarit që kanë marrë për në vëndin e tyre.

Të rinjtë e tjerë të diplomuar në universitete private apo të padiplomuar që largohen nga vëndi ynë gjithashtu për një jetë `më të mirë`

(të cilën do ta shohin se sa e mirë do të jetë jeta në një vënd të huaj ku do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë), janë një kontigjent i cili do të vuajë më tepër madje një pjesë e tyre do të përfshihet nga puna e zezë, ashtu sic po ndodh edhe sot, sepse siç tha dikur Tereza May ( ish minister e brëndëshme në Angli), se “% e shqiptarëve të burgosur në Angli për njësi popullate e emigruar është nga më të lartat se popullatat e tjera të emigruara në Angli`….. ;

po kështu edhe në vëndet e tjera. Atëhere del pyetja drejtuar shtetit shqiptar, a duhet bërë një Program i posaçëm për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vëndi? A mundet që Opozita, mediat private të mos nxisin apo të mos stimulojnë me debatet e tyre kundër qeverisë, e të mos krijojë ambjentin negative dhe depresiv për të rinjtë shqiptarë, por përkundrazi, të marrë dhe ato masa për të ndihmuar vëndin që rinia të mos largohet?

Prof.Dr. Pirro Prifti

Shohim përditë lajme tmerruese për të rinjtë se çpo ndodh në vëndin tonë, dhe sigurisht këto lajme jo të gjitha të vëreta, ndikojnë për keq dhe të rinjtë dun të largohen nga sytë këmbët nga vëndi i tyre që është ndotur e tymosur, droguar, nga individë irracionale, për politikanë që duhej të ishin futur 7 pashë nën dhe për krimet e tyre, për drejtues gazetash e tv që paguhen nga i paudhi të cilën nuk e duan Shqipërinë dhe që `për një plesht duan të djegin Shqipërinë` me inatin e mllefin e tyre paranojak, apo si anal-istë si Lubonja me shokë që veç vjellin vrer dhe fërkojnë duart se në Shqipëri jo çdo gjë shkon mirë, por kjo direkt edhe për fajin e tyre.

Jo.

Shqipëria nuk është siç e përshkruan syri tv, gazeta telegraf, e ndonjë tjetër, nuk është siç thotë i `nongratta` i cili do të ri-krijoje` komitetet e shpëtimit` sin ë `97., nuk është Shqipëria, siç thonë Dinpakët dhe ish bashkëpuntorët e sigurimit, të cilët për të shpëtuar vehten e tyre po e çojnë Shqipërinë në qorrsokak. E po Rinia shqiptare nuk u a ka borxh grindjet dhe konfliktet e vjetra. Rinia shqiptare nuk duhet të largohet nga Shqipëria nga atdheu, nga familjet e tyre. Ato duhet të rrinë këtu që të punojme e të përmirsojmë kushtet dhe të stabilizojmë një demokraci të pranueshme për të gjithë.

Artur Zheji: “Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturat e dimrit…

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë komentuar thirrjet për protesta dhe greva të krerëve të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke theksuar se muajt e dimrit do të jenë deçiziv për shqiptarët, pas shtrenjtimit të faturës së energjisë dhe shtrenjtimit të shportës së ushqimeve bazë. Në emisionin “Pikat mbi i”, Artur Zheji nënvizoji se revoltën e vërtetë kundër qeverisë Rama do ta shohim kur ushqimi të mungojë në tryezë dhe faturat ekonomike të rritën.

“Opozita ka fjalën, ka protestat dhe votën e vitit që vjen. Nëse kjo qeveri do vazhdojë t’i ngopi barqet. Tetori, nëntori, dhjetori, faturat e shtrenjta do të nxisin një opozitarizëm ekonomik dhe më pas atë politik. Duhet thjeshtë të shohim faturat ekonomike. Ne kemi një lloj donkishotizimi se duam që njerëzit të duan lirinë pastaj ushqimin. Por fillimisht do të shohim protesta për atë, ushqimin”, tha Zheji.

Lubonja theksoi se opozita duhet të dalë në shesh dhe të protestojë masivisht, madje duke mos u larguar prej aty. Por sipas tij, kjo duhet bërë jo në mënyrë të dhunshme.

“Problemi që ne flasim për opozitën, opozita lidhet me atë që s’ka formë tjetër. Protesta, protesta, protesta sikur s’ka shpëtim tjetër. Ato duhet të jenë mosbindje civile që të rrëzohet qeveria. Kjo tregon që ne këtu s’kemi drejtësi se po ta kishim s’do kishim nevojë për protesta se hapej afera e incneratorëve dhe shkoi deri në fund se bie qeveria, për mua është e rënë me këtë.

Unë them se koha e rrëzimit të qeverisë me formë të dhunshme është e gabuar se ata që vinë marrin dorë dhe bëhen të dhunshëm vetë. Unë them protesta jo të dhunshme, por masive dhe të përhershme. Këtë s’e bëjnë dot këta”, deklaroi Lubonja.

Ilir Meta bën thirrje : “Kurseni! Fikni televizorët kur del Rilindja…

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën energjitike dhe ka rreshtuar “dështimet” e kësaj qeverie në këtë drejtim.Me anë të një postimi në Facebook, Meta nuk i ka kursyer ironikë, kur tha se mënyra më e mirë për të kursyer energji, është të fiken televizorët, sa herë Rilindja del dhe gënjen për sukseset e qeverisë.

Postimi i plotë:

Shqiptarët bëhen selektivë: “Braktisin Greqinë dhe e futin në krizë, zgjedhin Gjermani ,Italinë dhe…

Shqiptarët po braktisin punën në Greqi për të shkuar drejt vendeve të tjera të Evropës dhe Britanisë. Sipas mediave greke, kultivuesit e ullinjve janë në hall të madh këto kohë pasi rrezikojnë të mos mbledhin prodhimet e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Ata thonë se për vjeljen e plotë të ullinjve kanë nevojë për 10000 punëtorë, por këtë vit kanë më pak se 5000 pasi mungojnë shumë punëtorë, e kryesisht sezonalë që vinin nga Shqipëria.

Në prefekturën e Halkidikit ka afërsisht 140 mijë hektarë ullinj, të cilët çdo vit prodhojnë nga 80 mijë deri në 150 mijë ton ullinj të ngrënshëm. Por këto ullinj ka gjasa të mbeten në pemë pasi mungon forca punëtore për t’i vjelur. Arsyeja e mungesës së madhe të fuqisë punëtore këtë vit është hezitimi i punëtorëve bullgarë dhe shqiptarë që tradicionalisht mbulonin këto nevoja bujqësore. Presidenti i Qendrës së Punës të Halkidikit, Christos Euframidis thotë:

Gjatë pandemisë, për punëtorët ballkanikë u bë shumë e vështirë hyrja në vendin tonë (mbyllja e kufijve, testi pcr) dhe shumë u kthyen në tregjet e Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë. Pagat ditore atje janë më të larta dhe tani ata zgjedhin të punojnë atje.

Grekët nuk shkojnë në fusha për të punuar ndërkohë që edhe shqiptarët janë pakësuar.Ata janë aktivë në vendin e tyre edhe në fushën e turizmit, ndërsa bullgarët shkojnë atje ku ka rrogë më të mirë. I riu nuk do të vijë në punë për 20-25 euro në ditë.

Por sipas Ministrisë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë. Në gusht 2021, sipas ministrisë greke, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi. Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e dhënies së lejeve të qëndrimit, por edhe me një lëvizje dinamike të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane. Shumë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Greqi kanë emigruar së fundmi në vendet e Europës veriore dhe në Britani pas vështirësive në punësim dhe rritjes së çmimeve në Greqi.

Premtimi i Sali Berishës : “Kur të vij në pushtet, do e zhduk fare Partinë Socialiste

Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet do të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Socialiste. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ku theksoi se PD planifikon një ligj për ndalimin e partive politike të cilat nuk zhvillojnë zgjedhje të brendshme. Ai mori shembullin e ligjit gjerman, i cili ka si funksion të nxjerrë jashtë kuadrit institucional forcat politike autoritare që i shkaktuan tragjedi në të shkuarën.

“Primaret do të jetë procesi më serioz. Dhe një gjë mos harroni se me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje të re demokracisë shqiptare.

Nëse PS e hoqi votimin brenda saj, ju e morët vesh që në Partinë Socialiste nuk votohet më për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës, nga byroja, Kryesia e partisë, dhe nga Sekretari i Parë, kryetari Edi Rama.

Unë ua kam thënë atyre në parlament, se kështu siç jeni, ju garantoj se do u nxjerr jashtë lagjit. Në çfarë kuptimi? Në parlament do ketë një ligj që në territorin e republikës së Shqipërisë nuk do të lejohen parti që nuk votojnë brenda tyre.

E ka Gjermania dhe e ka vendosur që të mos ktheheshin më ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na i bënë dhe ne”, tha Berisha.

Me në fund Rama jep lajme të mira për rritjen e rrogave / Ja kush përfiton…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat ka prezantuar paketën e re e cila do u vijë në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize. Rama bëri me dije se oficerët, Policia e Shtetit në të gjitha nivelet do të ketë një rritje të pagës nga 7% deri në 15%. Gjjithashtu, Rama shtoi se një rritje të pagës do kenë dhe zjarrfikësit, policët e burgjeve dhe të gjithë punonjësit në administratën publike.

“Ne sot kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit në të jgithë nivelet të kenë një shtesë page, Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa është për nivelin e mesëm respektivisht 15 dhe 7 %. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës, kemi një shtesë page, e njëjta gjë vlen edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikësat, e njëjta gjë vlen edhe për administratën publike dhe jo vetëm për nënpunësit por për të gjithë punonjësit.

“Pensionet janë riindeksuar, kemi rritje 9.5% në raport me një vit më parë.

Kjo gjë do materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjithë familjet me ndihmë ekonomike, kanë rritje me 10%, gratë kryefamiljare me 2 fëmijë iu është dyfishuar ndihma ekonomike. Mbi të moshuarit mi 60 vjeç bëhet dyfishim i ndihmës ekonomike që tu lehtësohet pesha. Indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. E gjitha kjo është një paketë në përgjigje të domosdoshmërisë për t’i mbrojtur njerëzit tanë nga inflacioni i luftës.

Përndiqte 27-vjeçaren dhe i “fiksuar” pas saj/ Arrestohet 34-vjeçari në Korçë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Z., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.


Tragjedi familjare në Greqi/ Çifti Shqiptar vdes në aksident rrugor, lanë pas 3 fëmijë…

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një çifti nga Saranda në Greqi. Mesohet se viktimat janë Eleni Çakuli 44 vjeç dhe Theofilos Karlecis 54 vjeç, prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Protothema.gr raporton se aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në autostradën Patra–Pyrgos, kur makina me të cilën po udhëtonte çifti shqiptar u përplas me një kamion.

Ndërkohë ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit, 70-vjeçar nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.

Nga përplasja e fortë, 44-vjecarja ka dalë nga makina dhe ka përfunduar në një cep të rrugës, ku është marrë nga urgjenca për t’u dërguar në spital. Cifti punonte prej vitesh në Amaliada, ku kishin një kafene. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i mbajtur në jetë, Eleni Çakuli dhe Theofilos Karlecis ndërruan jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Patrës.

Eleni Çakuli dhe Theofilos Karlecis

Bordi ndryshon çmimet/ Ja me sa do të shitet nafta dhe benzina pas orës 18:00…

Një litër naftë nga pasditja e sotme do të shitet me 219 lekë, duke shënuar një ulje prej 4 lekësh. Ndërkohë, benzina do të shitet më lirë, për 195 lekë/litri, kurse gazi mbetet i pandryshuar. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

*Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Na shkrinë të gjallë, na varrosën/ Shpërthejnë pensionistët në Pogradec: “Me këto çmime jemi të mbaruar….

Jetesa e papërballueshme me çmimet e larta ka detyruar pensionistët në qytetin e Pogradecit të dalin mëngjesin e sotëm në protestë paqësore para bashkisë. Rritje të pensioneve, rritje e paketës së paketës ndihmës për energjinë, ushqimet deri tek kompensimi i druve, kanë qenë kërkesat e pensionistëve dhe minatorëve të Pogradecit. Sipas tyre qeveria nuk mendon për ta për aq kohës sa pensionet e tyre nuk rriten dhe paketa e ndihmës është e papërfillshme.

Ata thonë:

Ne na shkrinë të gjallë, na varrosën. Me këto pensione qesharake, marr 145 mijë, me këto çmime jemi të mbaruar. Ne kërkojmë kushte minimale, ushqimet drutë, taksat, nuk gjejmë zgjidhje”- thotë një pensionist.

“Qeveria të kthejë sytë nga mosha e tretë. I bëjmë thirrje të na rishikojë pensionet, janë shumë të ulta. Ç’është kjo, qesharake. I kërkoj qeverisë të rimbursojë pensionistët. Le të jetë kjo shkëndija jonë për gjithë tjerët. Drutë kanë shkuar shtrenjtë, ne jemi të varfër. Drutë për ne duhen rimbursuar me 50%. Bordet janë vetëm për të zhvatur pensionistët.”- shprehet një tjetër.

“6% është shumë e paktë. As me Kosovën nuk barazohemi. Kështu thotë ai (Rama) që janë rritur standatet sin ë Europë, po përse nuk na jep pensionet si në Europë?”- shprehet i shqetësuar një tjetër pensionist.

Sherr mes të rrinjve në Pogradec, dy persona të plagosur/ Policia nis precedim penal per autorët…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit G. Xh., 43 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec dhe K. Sh., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në lagjen nr. 2, Pogradec, kanë goditur me grushte shtetasit D. H., 23 vjeç dhe A. H., 24 vjeç, banues në Dunicë.

Arrestohet adoleshenti në Dvoran / Policia e Korçës :E kapëm me dorezë metalike dhe ….

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në fshatin Dvoran, Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në fshatin Dvoran, i gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.