Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një çifti nga Saranda në Greqi. Mesohet se viktimat janë Eleni Çakuli 44 vjeç dhe Theofilos Karlecis 54 vjeç, prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Protothema.gr raporton se aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në autostradën Patra–Pyrgos, kur makina me të cilën po udhëtonte çifti shqiptar u përplas me një kamion.
Ndërkohë ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit, 70-vjeçar nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.
Nga përplasja e fortë, 44-vjecarja ka dalë nga makina dhe ka përfunduar në një cep të rrugës, ku është marrë nga urgjenca për t’u dërguar në spital. Cifti punonte prej vitesh në Amaliada, ku kishin një kafene. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i mbajtur në jetë, Eleni Çakuli dhe Theofilos Karlecis ndërruan jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Patrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.