Armina Mevlani ka folur në TCH, për dasmën me Shkëlzen Berishën. Ajo tha se do ta kalojë muajin e mjaltit në Amerikë, por duke qenë se janë “non grata”, u korrigjua më vonë, duke thënë në Amerikën Latine. Megjithatë për momentin thotë se s’ka kohë për muaj mjalti, se do marrë pjesë në javën e modës në Paris. “ Po vdes për ca pushime, por nuk e bëj dot tani për momentin. Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt, edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi, të kaloja ndonjë fundjavë.
Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës së Parisit, shumë punë, shumë impenjime. Dua të shkoj në Amerikën, Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit, por do të shohim se si do të jemi me punën”, tha Armina.
Ajo ndërkohë u shpreh e prekur nga Sali Berisha, për fjalimin që mbajti në dasëm.
“Për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja, por nga doktori jo me thënë të drejtën.
Të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën, dhe t’i japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”, tha ajo.




Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.