Rusia mbyll rubinetin, lë Italinë pa gaz

Kompania e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom PJSC, pezulloi furnizimet e gazit natyror në Itali, duke përshkallëzuar një krizë energjetike të thelluar në Evropë. Furnizimi me gaz rus përmes tubacionit Tarvisio në Itali do të jetë zero nga sot, 1 tetor, pasi Gazprom bëri të ditur se furnizimi i Italisë përmes Austrisë është i pamundur.

“Gazprom informoi se nuk është në gjendje të konfirmojë vëllimet e gazit të kërkuara për sot, duke thënë se nuk është e mundur furnizimi me gaz përmes Austrisë. Prandaj, furnizimet e sotme me gaz rus për Eni-n përmes pikës hyrëse të Tarvisio do të jenë zero”, tha Eni SpA, kompania më e madhe italiane e naftës, në një deklaratë në faqen e saj zyrtare në internet.

Ndërprerja e gazit për Italinë vjen disa ditë pasi shpërthimet nënujore dëmtuan tubacionin kryesor të gazit Nord Stream që lidh Rusinë me Evropën. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i bëri jehonë dje vlerësimit të liderëve të Evropës Perëndimore se tubacionet ishin sabotuar, duke theksuar se deklaratat ruse për incidentin nuk duhen besuar.

Sezoni i vjeljes së ullirit në Greqi, nuk ka punëtorë/ Kërkohet ndihmë nga Korça dhe Elbasani…

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës. Afrimi i sezonit të vjeljes, sidomos të ullirit, ka rritur sfidat për fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke prej pagave të ulta dhe kushteve minimale të trajtimit. Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të Veriut të Europës apo Britanisë se Madhe.

Sipas autoriteteve vendore greke kërkesat më të larta për punëtorë sezonalë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë nga Qarku i Korcës dhe Elbasanit. Unioni i Koperativave Bujqësore të Imatheas tha se pati këtë fundjavë një takim me një delegacion shqiptar të përbërë nga kryetarët e Bashkive të Belshit, Prenjasit, Prefektët e rajoneve të Korçës dhe Elbasanit dhe përfaqësues nga ministria shqiptare e Bujqësisë.

Sipas Unionit diskutimet kanë përfshirë nxitjen e punësimit sezonal dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare të migrantëve shqiptarë për punët sezonale në Greqi si dhe bashkëpunimin bujqësor mes rajoneve.

Ndërkohë Unioni Kombëtar i Koperativave Bujqësore në Greqi përmes një letre drejtuar të premten disa ministrave si atij të Emigracionit, ministrit të Jashtëm, ministrit të Zhvillimit dhe ministrit të Punës dhe çështjeve sociale, shprehu shqetësimin për situatën emergjente të mungesës së punëtorëve sezonalë. Unioni ka kërkuar shtyrjen e afatit të aplikimit të fermerëve për punëtorë sezonalë, që përfundonte më 30 shtator dhe lehtësimin e praktikave kufitare që i vlerëson si mjaft burokratike.

Shqipëria ka nënshkruar një marreveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi, kryesisht në bujqësi. Dy vjet më parë qeveria greke miratoi dhënien e lejes për 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori. Sipas parashikimit të autoriteteve greke për vitin 2021 ishin rreth 18 mijë vende të reja në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori ndërsa këtë vit nevojat për punëtorë sezonalë janë thelluar./VOA

Korçari 22 vjeçar ,tregon hallin në emision: ”Se kam bërë sefte akoma…

Një 22 vjeçar nga Korça ka telefonuar sot në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Shoë”, për të folur për një temë që lidhej me familjen. ” Një fundjavë me familjen, gruan dhe fëmijët apo me prindërit, ishte tema, për të cilën i riu nuk dha një përgjigje të saktë. Klementi nuk u shpëtoi ngacmimeve të Aldos, i cili e pyeti nëse kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie.

Kelmenti: Tek prindërit do shkoja me pushime.

Aldo: Po ti martuar, i fejuar, me fëmijë?

Kelmenti: Jo, jo.

Aldo: Po të ta mblidhte nusja, të thoshte o me prindërit o me mua, zgjidh?

Kelmenti: Me nusen.

Aldo: Kjo tregon karakter të fortë domethënë?

Kelmenti: Po, po, unë i dua të dy palët.

Aldo: Po ti kë do, s’ke nuse?

Kelmenti: Kur të martohem them unë.

Aldo: Do ndonjë mo?

Kelmenti: Jo.

Aldo: Hë mo hë e kam seriozisht, ta ka dhënë në tru për ndonjë?

Kelmenti: Po jo mo, unë kam gjetur, po se kam bërë kështu, kupton?

Aldo: Nuk e ke bërë sefte?

Kelmenti: E kam bërë planin, po nuk e kam marrë.

Aldo: Planin e kuptoj unë, por e ke bërë sefete apo nuk e ke bërë sefete?

Kelmenti: Jo, jo.

Aldo: Akoma? Çfarë moshe ke ti?

Kelmenti: 22.

Aldo: Dhe nuk e ke bërë sefte akoma?

Kelmenti: Jo, jo kam akoma kohë unë. Me moshë çdo gjë.

Aldo: Ke qenë ndonjëherë i lidhur?

Kelmenti: Jo, jo asnjëherë.

Aldo: Po kështu çfarë sheh syri bën dora, apo fare?

Kelmenti: Tani jo, po kam pasur raste por…

Aldo: Mos e lësho veten, shih e bëj se po të kalon koha.

Kelmenti: Po jo mo se kemi kohë ne, 22 vjet ehu.

Aldo: Kalon koha shoku se për më tepër rriten çmimet, kujdes.

Kelmenti: Po mirë o çmimet rriten, po do shtosh e rrogën pastaj?

Aldo: Çfarë pune bën ti?

Kelmenti: Unë jam punë me bagëti shoku. Kam patur lidhje shumë po nuk kam pranuar se jam i vogël prandaj.

Aldo: Shokët e tu e kanë zbrazur dyfekun, ndërsa ti ëhë.

Kelmenti: Po mirë mo është ndryshe, ata janë më të mëdhenj se mua.

Aldo: Pse shokët e tu janë lidhur në moshën 40-50?

Kelmenti: Në moshën 23,24,25 vjeç.

Aldo: Ke dhe një vit liri, këtë po thua?

Kelmenti: Po këtë po them.

Aldo: Bëj pak stërvitje se të plas dyfeku në dorë.

Kelmenti: Jo mo se kemi kohë, jemi të rinj akoma.

Aldo: Kam hallin e dyfekut, asnjë gjë tjetër.

Kelmenti: Sa të jesh i ri të të bëjë këmba e dora, se pastaj ajo është gjë tjetër.

Video :

Berisha: “Po punojmë me intesitet për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore…

Në reagimin e tij, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë,” tha Berisha.

Aksident i frikshëm në aksin Librazhd- Elbasan/ Kamioni del nga rruga, dhe bllokon qarkullimi(Foto)

Një kamion i tonazhit të rëndë është aksidentuar paraditen e kësaj të shtune në aksin Librazhd Elbasan, në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit. Shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën në korsinë tjetër. Për pasojë, lëvizja është bllokuar në të dy krahët. Tashmë qarkullimi është kthyer në normalitet, ndërsa forcat e Policisë kanë punuar për largimin e mjetit të aksidentuar. Siç shihet dhe nga pamjet, kamioni është përplasur pak para hyrjes në urë, çka mund të sillte pasoja edhe më të rënda. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë lagështira në rrugë, por do të jenë shërbimet e Policisë Rrugore ato që do të përcaktojnë faktorët që kanë ndikuar.

Bordi i transparencës ve dorën në zemër /Ul me 6 lek naftën (Çmimet)

Me vendimin e sotëm të Bordit të Transparencës çmimi i naftës është ulur me 6 lekë për litër, nga 229 në 223 lekë/ litri. Edhe çmimi i benzinës është ulur me 5 lekë, nga 203 do të tregtohet me 198 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar 78 lekë/litri. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Rama: “Çmimi i energjisë do të rritet në nëntor, e shtymë me një muaj

Edi Rama ka thënë mëngjesin e sotëm se nuk ka hequr dorë nga rritja e çmimit, por do e shtyjë deri në nëntor. Sipas tij, kjo shtyrje ka ardhur, pasi qeveria ka vënë re se shqiptarët, po konsumojnë më pak energji dhe ka filluar një kulturë kursimi. Rama tha : Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës, dhe të mos e vendosim në muajin tetor.

Elementi i parë është reshjet, pra kemi reshje që janë shtuar, edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe posaçerisht në Fierzë ku është edhe burimi i energjisë dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi dhe duke qenë se nevoja është më e ulët se parahikimi, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar.

Kjo është e gjitha. Dhe nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse edhe reshjet do të vazhdojnë, atëherë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendoset fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat, ky është objektivi. E dyta, është e pavërtetë që nuk janë shtuar burime të reja energjie- u shpreh Rama.