Dashurinë e ka zëvendësuar gruaja, gruan dashnorja, dashnoren… Dorjana!

Nga Edison YPI:

Në qiell nuk fluturojnë zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërima. Era nuk vallëzon. Flladi nuk freskon. Me gjethet e vdekura nuk merret poeti, por fshesari. Shitësi i bulmetit është një veremli. Ndreqësi i bravave një derr. I veglave elektronike një skuth. ….Shqipen po e shkruajnë për ibret. Gazetat janë të palexueshme. Televizionet plot me rrena dhe hajvanllëqe që nuk shihen edhe po të kesh durimin e derrit. Librat nuk lexohen. Askush nuk di vargje përmendësh. …

Në kinema nuk shfaqen filma, por zgjyra. Të merr malli të bësh një kompliment, por nuk di cilës prej oqeanit të budallaqeve t’ia drejtosh. Edhe mund të martohesh, por ke frikë se pjell bastarda. ….Ke dëshirë të ikësh në ndonjë katund, ku ajri është i pastër, frutat të shijshme, qumështi pa hile, natyra mahnitëse, ende kanë mbetur ca drurë pa u prerë, por nuk guxon se do jesh i vetmi dhe do të duket vetja budalla.

Të gjithë sytë i kanë kah Roma, Milano, Parisi, Londra, askush nga katundet. Beethovenin, Vagnerin, Verdin, Shopenin, i ka zëvendësuar tallavaja. Pushkini, Tolstoi, Turgenievi, nuk lexohen se janë rusë. Prusti është i vështirë. Balzaku dhe Hygoi janë grafomanë.


Respektin për të mëdhenjtë e historisë së botës e ka zëvendësuar frika nga i forti i mëhallës. Nëpunësi, gjyqtari, polici, të shohin nga xhepi. Partitë janë kthyer në biznese. Idealistët janë shndërruar në fanatikë. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është harruar…

Administratën e ka mbytur nepotizmi. Ekranet japin soc-filma me partizanë dhe diversanta. Hidrauliku dhe elektriçisti të rrjepin sikur ujin dhe korentin i kanë shpikur ata. Nuk blen dot asgjë po s’bëre pazar.

Për shumicën e studentëve që mbarojnë fakultetet qendra e botës është rrethrrotullimi te Zogu i Zi. Nuk kanë asnjë ide ku bie Dumreja, ku buron Vjosa, ku ndodhet Puka. Dashurinë e ka zëvendësuar gruaja. Gruan dashnorja. Dashnoren Dorjana.

Kafenetë janë plot me kohëbjerrësa që nuk kuptohet nëse janë zbukuruar sepse janë budallallepsur apo janë budallallepsur sepse janë zbukuruar. Dyqanet plot me ushqime që hahen me ëndje por treten me vështirsi dhe të shpifin sëmundje. Frutat, sa më të rrumbullakëta, të lëmuara, me ngjyra të forta, aq më të pështira.

Shiu vazhdon. Dimri ngrin. Behari djeg. Vjeshta vjen e modifikuar genetikisht. Pranverën e kanë dënuar me vdekje. Të rrish, nuk ja vlen. Të ikësh, zemra të ndalë…

Qarkullonte me canabis dhe thikë me vete/ Arrestohet 44 vjeçari në Korçë…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 44 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një thikë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Basti i fundit/ Policia operacion në Bulgarec, vendos në pranga 29-vjeçarin u kap …

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Xh., 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Theu masën e sigurisë Arrest Shtëpie/ 43 vjeçari nga Mborja kapet jashtë banese…

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


I ‘nxiu’ jetën 37-vjeçares/ Arrestohet 49-vjeçari në Pogradec….

Autoritetet në Pogradec kanë vënë në pranga një 49-vjeçar me inicialet Gj.B., për veprën penale “Përndjekja dhe “Ngacmimi seksual”. Dyshohet se 49-vjeçari ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.