Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta “legjenda e kombëtares…

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme. Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, Sulejman Maliqati, ikona e portës shqiptare dhe Partizanit. Maliqati do të përcillet për në banesën e fundit të enjten e tetorit. Mësohet se shkaku i vdekjes së legjendës shqiptare është një rrëzim që i solli dëmtime të renda. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi ti përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi. Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze”, heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurt i portës së Partizanit dhe i kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964. Në të kaluarën e tij është nderuar me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, teksa ka qenë një futbollist dhe trajner shembullor.


E bujshme/ Tv italian RAI rikthehet në Shqipëri….

Radio Televizioni Italian (RAI) do të rikthehet në Shqipëri, ku do të transmetohen në të gjithë territorin kombëtar, 24 programe, seri televizive, dokumentarëve dhe filmave RAI. Marrëveshja do të nënshkruhet më 10 tetor, ku do të vijnë një përfaqësi e Rai-t në Tiranë dhe do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruajë një marrëveshje historike mbi transmetimin, në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave RAI.

Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.


Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.

Gjatë vizitës, Delegacioni do të zhvillojë takime me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me Drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.

Konferenca për shtyp dhe nënshkrimi i marrëveshjes do të mbahen më datë 10 tetor në orën 12.30 pranë Rezidencës Italiane. Do të marrin fjalën Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Administratori i Deleguar i RaiCom, Angelo Teodoli, si edhe Drejtoresha për Çështjet Ndërkombëtare pranë Rai, Simona Martorelli.

Mami Kolonjare,babai Turk/ Njihuni me blogeren e dashuruar me Shqipërinë: “Nuk iki më nga ky vend…

Burxhu Sahinoglu është vajza turke që rrëfeu më tepër për jetën e saj në emisionin “Rreze Dielli’. Ajo prej më shumë se 6 vitesh ka zgjedhur Shqipërinë si vendin ku dëshiron të jetojë, dhe për këtë shprehet shumë e lumtur. Ndërsa na tregon më tepër për vendimin e saj për të qëndruar këtu: Mami im është me origjinë nga Korça, Kolonja por ka lindur në Stamboll. Ndërsa babi është turk. Unë kam një vëlla dhe ne jetojmë bashkë këtu në Shqipëri.

Më pëlqen shumë Shqipëria, kam ardhur para 6 vitesh këtu. Më pëlqen më shumë Tirana sepse qyteti është shumë i vogël, ndërsa Stambolli është shumë I madh dhe mbushet shumë me njerëz. Njerëzit atje janë shumë te stresuar, ndërsa këtu janë më rehat, janë në kafe dhe është më qejf” tha Burxhu.

Ajo tregoi më tepër për ushqimet e saj të preferuara në Shqipëri, si specat me ajkë dhe byreku. Pavarësisht se ka vizituar pothuajse të gjitha qytet e Shqipërisë, thotë se zemrën ia ka rrëmbyer Vlora.


Më pëlqen Vlora sepse deti është shumë i bukur dhe shumë i pastër dhe unë jam njeri veror.

Ndër të tjera, Burxhu është edhe një blogere e veçantë, e cila pasionin e saj për kafenë, për të mësuar më tepër për shijet e ndryshme të saj e ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në tiranë ka shumë kafe kulturë, dhe këtu kafeja ka bazë ekspresin, s’ka metodë tjerë por kjo është një metodë shumë e mirë. Unë e pëlqej shumë, pijë gjithmonë makiato. Në Stamboll nuk e kam provuar kurrë makiaton, këtu është shumë e mirë” tha ajo.

Ndërsa e vendosur blogerja tha ,se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria, të paktën për një kohë shumë të gjatë.


Po transportonte armë zjarri drejt Greqisë/ Arrestohet 18-vjeçari nga Korça(Video)

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Greqisë. Në pranga është vendosur shtetasi O.S. banues në Korçë i cili po udhëtonte me një automjet tip “Mercedez Benz” brenda së cilës kishte armë zjarri. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, por i riu ka tentuar të largohet. Pas disa minutash ndjekje, policia arriti ta ndalojë 18-vjeçarin. Gjatë kontrollit në makinën e tij, iu gjetën 1 armë zjarri tip pushkë, municion luftarak ssi dhe 2 fitila zjarrëpërcjellës.

Njoftimi i Policisë :

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuuar si të implikuar në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.


Arjan Çani : “Termometri që ka vënë Berisha nuk tregon shifra të larta…

Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator. Duke folur në emisionin “Pikat mbi i”, Çani tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”. Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta. Sipas Arjan Çanit, situata nuk po zien deri në pikën që mund të mbahen protestat që dëshiron Berisha.

“Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët. E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë.

Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet.


Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë. Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë.” – u shpreh Çani.

Pyetjes së moderatores, nëse qyteatarët janë bërë apatikë, Çani iu përgjigj duke thënë se kategorizohen si të varfër prej të ardhurave formale. Por nuk jetojnë me 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Por, me 900 deri në një milion.

Fakti që ata jetojnë pa protestuar, do të thotë që kanë të ardhura të tjera joformale. Fakti që nuk dalin, varfëria që ne konstatojmë nuk është reale. Opozita nëse nuk e prek këtë, është hipokrizi kjo. Njoh shumë njerëz të varfër dhe e di pse nuk dalin, sepse ata nuk jetojnë me 300 mijë lekë, por me 900-1 milionë.