Arjan Çani : “Termometri që ka vënë Berisha nuk tregon shifra të larta…

Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator. Duke folur në emisionin “Pikat mbi i”, Çani tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”. Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta. Sipas Arjan Çanit, situata nuk po zien deri në pikën që mund të mbahen protestat që dëshiron Berisha.

“Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët. E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë.


Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet.

Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë. Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë.” – u shpreh Çani.

Pyetjes së moderatores, nëse qyteatarët janë bërë apatikë, Çani iu përgjigj duke thënë se kategorizohen si të varfër prej të ardhurave formale. Por nuk jetojnë me 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Por, me 900 deri në një milion.

Fakti që ata jetojnë pa protestuar, do të thotë që kanë të ardhura të tjera joformale. Fakti që nuk dalin, varfëria që ne konstatojmë nuk është reale. Opozita nëse nuk e prek këtë, është hipokrizi kjo. Njoh shumë njerëz të varfër dhe e di pse nuk dalin, sepse ata nuk jetojnë me 300 mijë lekë, por me 900-1 milionë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.