Meloni i shkruan letër Berishës: “Ju siguroj mbështetje nga qeveria e ardhshme italiane…

Fituesja e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Itali, Giorgia Meloni, i dërgon një letër Sali Berishës..“Afërsia me partinë tuaj është historike. Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane’, shkruan Meloni. Më poshtë reagimi i Berishës dhe letra e plotë e Melonit.

Të dashur miq,

Më poshtë gjeni një letër të Kryeministres së ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni, e cila ktheu në pushtet forcat e djathta konservatore, aleatë të natyrshëm të mitë, Partisë Demokratike dhe popullit shqiptar.

I dashur President,

Ju falënderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa më mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.