Vodhi pensionet dhe ndihmën ekonomike/ Posta e Korçës nuk e denoncoi, postieri largohet në Itali…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal me vjedhjen e pensioneve, kësaj herë në Dishnicë të Korçës. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion se punonjësi po mbrohej nga eprorët e tij në Filialin e Postës së Korçës. Fillimisht, grupi i Fiks Fare shkoi në fshatin Dishnicë të Korçës, pas disa informacioneve se në këtë fshat, por edhe në disa të tjerë afër tij, dhjetëra pensionistë apo personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, u kanë marrë pensionet.

Sipas informacioneve, një punonjës i postës i quajtur Igli Shkëmbi është larguar në Itali.

Gazetarët biseduan me dhjetëra pensionistë, të cilët treguan problemet me pensionet. Sipas tyre, postieri i quajtur Egli Shkëmbi është larguar për në Itali dhe u ka marrë lekët e pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Punonjësi është i afërmi i një punonjësi të Njësisë Administrative. Banorët thonë se janë me dhjetëra raste në Dishnicë dhe në fshatra të tjerë. Madje, një pensionist, që ka qenë në emigrim, ka pa marrë 1 vit. Të tjera nga 1, 2, apo 3 muaj.

Me tej “Pas verifikimit të kryer brenda dites në të cilën na u vendos në dispozicion dokumentacioni nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Filiali i Posta sh.a. Korçë ka paraqitur në Prokurorinë e Korçës kallëzimin penal për ish-punonjësin Egli Shkëmbi, me shkresën nr. 540, datë 05 tetor 2022, pasi ekziston dyshimi se ky person ka konsumuar veprën penale ‘vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimi i dokumenteve” thotë Posta e Korçës. Sërish, kallëzimi është bërë 1 ditë pas interesimit të Fiks Fare.

Pra, u desh investigimi i Fiksit që Posta Korçë të vihej në lëvizje dhe t’i kërkonte Sigurimeve verifikimin e mandat pagesave. Madje, të bënte edhe kallëzimin penal në prokurori, kallëzim të cilin e vonoi disa javë, duke i dhënë mundësi ish-punonjësit të largohej nga Shqipëria

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: