Makina të bëra “copë”/ Pamje nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Korçë-Pogradec(Video)

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e të Premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë mbetën të plagosur tre persona. Në këtë aksident u përfshinë një makinë tip ‘Audi” dhe një karrotrec, të cilatjanë shkatërruar. Në rrugë janë mjetet e aksidentuara të shpërndara në të dyja korsitë, ndërsa i gjithë vendi është mbushur me copa xhami dhe pjesë të tjera. Përplasja ka qenë e fortë, pasi “Audi” është shkatërruar, ndërsa karrotreci ka të dëmtuar pjesën e përparme dhe xhamin.

Njoftimi policisë:

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit