Moti merr kthesën e papritur/ Java e re nis me reshje shiu dhe breshëri…

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kryebashkiaku i Tiranës , flet me superlativa për Korçën :”Ju lumtë, jam krenar për ju

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar këtë të dielë, qytetin e Korçës. Gjatë vizitës atje, Veliaj është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, me të cilin kanë vizituar edhe disa biznese e artizanate në Pazarin e qytetit. Veliaj thotë se Korça i afrohet shumë kryeqytetit dhe se ndihet krenar për arritjet dhe punët e bëra këtu, duke folur kështu me superlativa për qytetin. Por ajo që bie në sy është mungesa e kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo.“Nuk ka si Tirana, por Korça i afrohet shumë .Një gjysmë dite fantastike me mikun tim Niko Peleshi dhe njerëzit e mbarë të Korçës që kanë krijuar një oaz ekonomie plot shije e dashuri në juglindje të Shqipërisë! Ju lumtë, shumë krenar për ju!”, shkruan Veliaj.

Të dehur në timon, policia iu ve prangat katër shoferë në Korçë…

Katër persona janë arrestuar nga policia rrugore në Korçë, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Mësohet se në pranga ranë: Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi u kap në gjendje të dehur në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

K.A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

R.H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

L.M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.