Adriatik Lapaj: “Klasa e vjetër politike të mos e mbajë më peng Shqipërinë, andej nga jam unë, po e ndava mendjen nuk pyes asnjë nga këta….

Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj është pyetur sot gjatë një interviste në Euronees Albania për një kandidim të mundshëm të tij në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai kërkoi hapje të garës, meritokraci dhe një ligj për referendumet. I pyetur se kur do e ndajë mendjen, ai tha se është një cështje që i përket vetëm atij duke përsëritur thirrjen që klasa e vjetër politike të mos e mbajë më peng Shqipërinë. Mund të hidhesha vetë në betejë tani. Unë po e ndava mendjen nuk pyes asnjë nga këta dhe po zbrita në skenë, kaq di unë të them. Andej nga jam unë, po e ndava mendjen… Po puna është të reflektojnë edhe t’i japin Shqipërisë një shpresë për të filluar debati politik. Këtu cdo gjë e marrë peng”, u shpreh Lapaj.

Ne ndryshojmë, ata jo!/ Shqipëria nuk është pronë e 3 apo 4 njerëzve dhe në të tjerët nuk jemi shërbëtorë të tyre

Nga Mentor Kikika

Në vitin 1990, kur unë isha 20 vjeç, im atë më tha: Ne e hëngrëm livadhin tonë, por ju do të shijoni të ardhmen tuaj. Kur votova për herë të parë, unë votova për PD-në, për Sali Berishën. Në vitin 2015, kur djali i madh shkoi në fakultet, unë i thashë: -Hë se do të rregullohet edhe ky vend, bëj shkollën njëherë se kollaj është të ikësh. Me ne u bë si u bë, por për juve do të bëhet mirë.

Kur votoi për herë të parë, ai më tha se votoi për Edi Ramën: Eshtë më i ri ky, pse akoma për Berishën do të votojmë ne? Në 2022, djali është 25 vjeç dhe unë i hedh ndonjë llaf për ndonjë shoqe, se helbete… Por ai thotë se nuk e ka mendjen tek nusja… Ndërsa unë nuk mund ç’ti them dot, do të bëhet ky vend apo nuk do të bëhet.

Në 2025, im atë nuk do të jetë(ai nuk është më). Unë për vete shpresoj të jem. Ndërsa im bir do të jetë 28 vjeç.
Shqipëria do të jetë po kjo që është, veçse me më pak njerëz. Ne do të shkojmë të votojmë dhe sërish do të zgjedhim më të mirin mes Ramës, Berishës dhe Metës. ….Prindërit tanë nuk kishin çfarë të bënin më shumë.

Ne thjeshtë shpresuam në idealizëm. Fëmijët tanë thjeshtë u zhgënjyen dhe duan vetëm të ikim. A ka një rrugë tjetër? Ne mendojmë që po! Së pari duhet të vetëdijësohemi se ky vend nuk është pronë e 3 apo 4 njerëzve dhe në të tjerët nuk jemi shërbëtorë të tyre.

Ministrja Ibrahimaj: “Kemi rritje ekonomike të fortë, papunësia është ulur…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare e ka përballuar relativisht mirë goditjen globale nga kahu i ofertës për furnizimin me energji dhe mallrat të tjerë bazë, shkaktuar nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ibrahimaj zhvilloi sot një konferencë për shtyp me misionin e FMN-së i kryesuar nga Yan Sun i cili vizitoi Shqipërinë për 2 javë, ku diskutoi me autoritetet shqiptare, në kuadrin e Artikullit të Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare të FMN. Në konferencë ishte i pranishëm edhe Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.

”Rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2022 ishte relativisht e fortë, 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi dhe investimet, si dhe kërkesa e huaj neto. Nga pikëpamja e ofertës agregate, rritja gjatë gjysmës së parë ka qenë me bazë të gjerë, ku pothuajse të gjithë sektorët kryesorë të ofertës kanë performuar me rritje pozitive. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit u ul më tej në 11.3%, ndërkohë që punësimi u rrit me rreth 4.3% nga viti në vit”, tha ministrja Ibrahimaj.

“Për sa i përket rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm, ne kemi rishikuar për poshtë parashikimin tonë të skenarit bazë në 2.6%, nga 3.9% që kishim më parë.

Megjithatë, nëse ndodh skenari i një “recesioni të plotë” të një pjese të ekonomive kryesore të BE-së (pra, jo vetëm thjeshtë “një recesion teknik”, i cili është faktorizuar tashmë në skenarin tonë bazë), ndoshta rritja vitin e ardhshëm mund të jetë më e ulët se 2%. Në të njëjtën kohë ka edhe risqe pozitive që mund të çojnë në një rritje prej mbi 3%, ndonëse deri më tani balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun e poshtëm.

Ndërkohë, mendojmë se gjasat për një recesion të ekonomisë sonë gjatë vitit të ardhshëm, aktualisht duken shumë të ulëta, edhe nëse një pjesë e ekonomive të BE-së apo edhe më gjerë do hynin në një recesion të plotë. Megjithatë, ne jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatje edhe në rast të përballjes me skenarë pesimistë”, deklaroi Ibrahimaj.

“Ikona mrekullibërëse e relike të shenjta të Ballkanit” ekspozohen në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Shqipëri, organizuan dhe çelën ekspozitën, “Ikona mrekullibërëse dhe relike të shenjta nga Ballkani”. Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Raytchevski, ka shprehur kënaqësinë dhe admirimin e tij për Muzeun e Artit Mesjetar, që herën e parë kur e vizitoi dhe me dëshirën dhe premtimin se do të vijonte në bashkëpunime të mëtejshme artistike dhe kulturore.

Ai bëri të mundur sjelljen e kësaj ekspozite kaq të veçantë dhe një studim tepër të vlefshëm nga Instituti Sllavo-Bizantin, në Sofje, Bullgarisë, për të gjithë gadishullin Ballkanik.

Fjoralba Prifti, drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, shprehu kënaqësinë edhe në emër të stafit muzeal, për realizimin e kësaj ekspozite. Duke iu referuar këtyre ikonave mrekullibërëse, Fjoralba Prifti shtoi së ato nuk mund të rrinin më mirë se sa në një muze të mbushur me ikona dhe objekte religjioze, mrekullisht të shpëtuara.

Ajo, njëkohësisht njoftoi se ky ishte vetëm fillimi i bashkëpunimeve kulturore, të mëtejshme me një vend mik, me kultura dhe tradita të përbashkëta si Bullgaria.

Ekspozita do të jetë pjesë e ekspozitës muzeale të përhershme për dy javët në vazhdim dhe prezanton ikona mrekullibërëse dhe objekte liturgjike, të cilat u përkasin periudhave të ndryshme historike dhe rajoneve të periudhës Post-Bizantine, Bullgarisë mesjetare, Malit Athos, manastireve Bullgarë dhe Shqipërisë, e të tjera relike të shenjta nga Ballkani. /atsh

Demtuan rrethimin e stadiumit të Pogradecit dhe goditën policet ,shpallen në kērkim 2 të rrinjtë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasit: – E. C., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe E. V., 24 vjeç, banues në Shushicë, Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, kanë dëmtuar rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, si dhe kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Detektivja rrëfen historinë e pazakontë: “Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, zbuluam se e tradhtonte me një mashkull…

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka rrëfyer një histori të pazakontë nga puna e saj. Ajo ka treguar se si një grua shkoi pranë zyrave të saj dhe i kërkoi që të ndiqnin bashkëshortin pasi dyshonte se ai e tradhtonte. Lila shtoi se ai nuk e tradhtonte gruan e tij me ndonjë grua tjetër, por panë që ai kishte një afrimitet me një mashkull. “Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër. Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili. Më pas, Shkenda u shpreh se burrat në moshën 50-vjeçare kanë tendencë që të lidhen me vajzat e reja dhe jo të martuara.

E akuzoi ‘gangsterja’ e Bilishtit se i dogji makinën, perfundon në flakë Volkswagen i Marsel Buçit…

Vetëm disa javë pasi mjeti i ‘gangsteres’ se Bilishtit Deizi Arapi u shkrumbua nga flakët, një tjetër mjet është djegur gjatë natës. Pronarit të mjetit tip ‘Volkswagen’ Marsel Buçi i është djegur makina rreth orës 02:30 teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së tij. Buçi është një punonjës karburanti ndaj së cilit edhe pse e pa vërtetuar, rëndonin akuza si përgjegjës i djegies së mjetit të Deizi Arapit.

Ditën e sotme, babai i Marselit akuzoi Deizi Arapin si autore e kësaj zjarrvënie. Pas dyshimeve të babait të Marselit, Deizi është shoqëruar në polici. Bashkë me gangsteren në pyetje lidhur me ngjarjen janë marrë edhe 14 persona të tjerë.

Banesa e Marselit ka kamera por janë lënë jashtë funksionit nga policia pasi u konfiskuan herën e parë për të verifikuar që ndodhej në banesë kur u dogj mjeti i Deizi Arapajt. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Marseli ka ngritur dyshim vetëm për konfliktet me motrat Arapi. Në polici ka dhënë dëshminë edhe Deizi Arapi, e cila më pas është lënë e lirë.

Kontrrolli në Kapshticë habit policinë / Gjejnë të fshehur në rimorkion e kamionit edhe 4 emigrantë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit: – H. I., 55 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në mjetin kamion tip “Scania” që drejtonte 55-vjeçari, u gjetën të fshehur 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin nga shtetasi H. I., me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.